Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditëm me një video-mesazh, ku thekson se Partia Socialiste duhet të fitojë mandatin e tretë për të përfunduar të gjitha projektet e nisura.
Rama e pranon që nuk janë përmbushur pritshëmëritë e mandatit të dytë, por shton se vendi është përballur me goditje të mëdha.
“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa janë të pakënaqur që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e mandatit të dytë.
As unë nuk jam i kënaqur asnjëherë, por të mos harrojmë çfarë kemi hequr në këto kohë kaq të mallkuara”, shprehet Rama, ndërsa thekson se kantierët e ndërtimit janë më shumta se asnjëherë tjetër dhe se pavarësisht pandemisë dhe tërmetit puna vijon dhe se nuk ka kohë për pushim.


