• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI BISEDUAR…”/ Gjonaj: Kosova duhet të sillet si vend i pavarur
Home
Rajon

“KEMI BISEDUAR…”/ Gjonaj: Kosova duhet të sillet si vend i pavarur

27 February, 2019 F.autor Rajon

Anëtari i Këshillit Bashkiak të New Yorkut, Mark Gjonaj, tha sot se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë dhe do të jenë gjithmonë të forta dhe asgjë nuk do të mund t’i dëmtojë ato.
Ai i bëri këto komente në Prishtinë, ku po qëndron së bashku me një delegacion shqiptaro-amerikanë.

Zoti Gjonaj u dekorua me medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, për siç u tha “lartësimin e vlerave shqiptare kudo që janë, posaçërisht në Amerikë”.

“Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të forta dhe gjithmonë do të jenë të forta dhe asgjë nuk do të mund të minojë marrëdhëniet që kemi dhe forcën tonë së bashku.”, tha zoti Gjonaj.

Kosova, tha ai, është vend i pavarur dhe duhet të fillojë të mendojë në këtë mënyrë pavarësisht trysnive të ndryshme nga bashkësia ndërkombëtare.

“Sa u përket kushteve të tanishme që janë shprehur mendimet nga komuniteti ndërkombëtar, këto janë gjëra me të cilat ne merremi dhe ne do t’i hedhim ato mbi themele të forta, është diçka me të cilat duhet të rritemi, pra janë dhimbje të rritjes. Por, Kosova është një vend i pavarur dhe duhet të fillojë të veprojë në mënyrë të pavarur, pa ndërhyrje të bashkësisë ndërkombëtare dhe forcave të jashtme, duhet të luftojë për vetveten, të mendojë për vete dhe të paracaktojë të ardhmen e vet”, tha zoti Gjonaj.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se shqiptarët në Ballkan kanë nevojë për njerëzit e tyre në Amerikë

“Kemi biseduar shumë tema, prej shqetësimeve e punëve të Kosovës, punëve të shqiptarëve kudo që jemi. E kemi edhe një situatë festive, më tre mars votojnë shqiptarët për Këshillin e Tuzit, i ftojmë shqiptarët të votojnë të gjithë që t’iu gëzohen komunës së vet njëkohësisht i ftojmë edhe institucionet e Malit të Zi që t’i gëzohen këtij suksesi të shqiptarëve në Tuz”, tha ai.

Zoti Gjonaj dhe bashkëpunëtorët e tij po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë prej nga do të shkojnë edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Vizita përkon me një periudhë kur janë sfiduar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara për shkak të refuzimit të Prishtinës që të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, me gjithë kërkesën amerikane.

Dy zyrtarë të lartë amerikanë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Erath dhe Brad Berkley, do të qëndrojnë të mërkurën në Prishtinë për të diskutuar këtë çështje me autoritetet e Kosovës. Më parë ata ishin në Beograd dhe ndonëse nuk kanë bërë komente, zyrtarët serbë thanë se çështja e tarifave dhe bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi ishin në qendër të takimeve.

John Erath ishte një nga tre zyrtarët e lartë amerikanë që në fillim të këtij muaji përmes një letre paralajmëruan masa të reja ndaj Kosovës nëse ajo nuk pezullon tarifat ndaj mallrave serbe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREMIER LEAGUE/ Liverpooli spektakël “5 ballë”, Chelsea i lë krizën Tottenhamit. Fitojnë "Djajtë e Kuq"0
Previous article "KA DIJENI PËR..."/ Ish-avokati: Trump, "racist" dhe "mashtrues"

F.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT