• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KËMBIMI VALUTOR/ Pasojat e grabitjes, vijon forcimi artificial i lekut në treg
Home
Ekonomi

KËMBIMI VALUTOR/ Pasojat e grabitjes, vijon forcimi artificial i lekut në treg

13 April, 2019 F.autor Ekonomi

Leku po forcohet ndaj të gjitha valutave të huaja, por sidomos ndaj arit dhe argjendit. Kjo është një situatë që është përshpejtuar pas ditës së martë, kur ndodhi një nga ngjarjet më të rënda kriminale në vend, kur një bandë e armatosur sulmoi avionin që do të transportonte një sasi të madhe parash jashtë shtetit. Grafikët e përgatitur nga Banka e Shqipërisë nxjerrin në pah shumë qartë një ndryshim të dukshëm të tendencës në këmbimet valutore që kryhen në Shqipëri pas datës 9 prill, kur ndodhi edhe grabitja me armë në aeroportin e Rinasit.

Sa u përket euros, dollarit, paundit britanik dhe frangës zvicerane, valutave që përdoren më së shumti nga bankat kryesore në vend për transfertat me jashtë, vihet re që nga 1 prilli një vlerë gati pezull në këmbimet e tyre me lekun, ndërkohë që vetëm një ose dy ditë para grabitjes kursi i tyre ka lëvizur shumë pak në rënie. Kjo mund të shpjegohet me faktin se bankat e nivelit të dytë kanë plotësuar shumën në valutë që synonin për të transferuar jashtë Shqipërisë, duke mos blerë më në tregun e brendshëm euro, dollarë, paund dhe franga.

Por një pikiatë e vërtetë është realizuar pas ditës së grabitjes së Rinasit. Pas njoftimit të zëdhënëses së kompanisë ajrore “Austrian Airlines” se ky subjekt heq dorë nga çdo transferim parash, pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë, menjëherë u krijua edhe situata, kur bankat – ndikueset kryesore në kurisin e valutës në tregun shqiptar – nuk po blejnë më në treg valutë, duke bërë që kërkesa të ulet dukshëm.

Rënia e vlerës së valutave kundrejt lekut ka vijuar edhe gjatë ditës së djeshme, madje me ritme të përshpejtuara në krahasim me dy ditët e mëparshme, duke reflektuar pamundësinë që bankat kanë për të transportuar valutën jashtë vendin, çka po i bën ato të kufizohen në transaksionet e këmbimit valutor.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 123.58 lekë, duke shënuar një rënie prej 0.62 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo është rënia më e madhe ditore që prej qershorit të vitit të kaluar, përpara se Banka e Shqipërisë të ndërhynte për të frenuar rënien e monedhës së përbashkët.

Në tri ditë, që kur ndodhi grabitja e parave në barkun e avionit në Rinas, që po nisej drejt Vjenës, çka bëri që Austrian Airlines të ndalonte transportimin e parave, euro ka humbur në vlerë 1.31 lekë, duke u këmbyer dje në nivelin më të ulët nga fillimi i janarit.

Ekspertët e bankave pohojnë se arsyeja kryesore lidhet pikërisht me faktin që bankat nuk mund të transportojnë më para jashtë dhe si rrjedhojë po bëhen më pak transaksione këmbimi. Disa banka, psh, kanë filluar të pezullojnë këmbimet me franga zvicerane dhe paund britanik, që kërkojnë transport, në mënyrë që të minimizojnë spekulimet. Paundi u zhvlerësua dje me 1.11 lekë dhe franga zvicerane me 0.63 lekë.

Ashtu si dhe ditën e djeshme, në tregun valutor kanë rënë të gjitha valutat pa përjashtim kundrejt monedhës vendase, duke treguar se nënçmimi është i ndikuar nga faktorë të brendshëm, ku rënia e euros ka “rrëzuar” të gjitha valutat e tjera.

Dollari këmbehej me 109.36 lekë. Në tri ditë, monedha e gjelbër ka humbur gati 1.5 lekë.

Por është ndryshimi i kursit të këmbimit të lekut me metalet e çmuara ai, që më së miri vërteton hipotezën se leku po forcohet artificialisht në të gjitha këmbimet e mundshme. Në rast se në fillim të muajit, një onc (afro 29 gram) ar mesatarisht shitej me 144 mijë lekë, aktualisht e njejta sasi tani vlerësohet me pak më shumë se 141 mijë lekë. Vetëm brenda një dite, nga e enjtja në të premten, ari humbi 1.942 lekë në këmbimin valutor, sipas vlerësimit zyrtar nga Banka e Shqipërisë. Rënia e shpejtë ka filluar nga data 10 prill.

Po kështu argjendi që nga data 9 prill ka nisur një rënie të shpejtë, duke kaluar nga rreth 1.700 lekë për onc, në më pak se 1.650 lekë. Vetëm brenda 254 orëve të fundit ai ka humbur 21.24 lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA/ E përdori Admir Murataj, celulari në dorë të hetuesve, çfarë pritet të zbulohet
Previous article 18 VJET NË PUSHTET/ Sa i pasur është Vladimir Putin?

F.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT