Minisitri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Shukri Maxhuni është shkarkuar nga detyra për shkak të një fotoje. Në foto Maxhuni shfaqej me këmbët mbi kroskotin e makinës zyrtare që i është dhënë për të ushtruar detyrën.
Ishte kryeministri Ramush Haradinaj që deklaroi shkarkimin e ministrit me një status në Facebook ku shkruante: “Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”.
Në një prononcim për gazetën “inFokus”, Shukri Maxhuni tha që e respekton këtë vendim.
“Është vendim i tij, kam bërë gabim, nuk e kam bërë për mendje të madhe, kam probleme shëndetësore, kam pas dhimbje dhe e shtriva këmbën, e kam bërë për dhimbje”, deklaroi Maxhuni.
“E kanë parë të arsyeshme ashtu, qëndroj mbrapa, jam munduar me dhënë kontributin tim në aspektin profesional, bile tash edhe priten me dal disa projekte të mëdha të bujqësisë që kam punuar, por, kështu është puna. E miratoj, është vendim politik, se kam bërë nga keqpërdorimi, brenda orarit zyrtar kam qenë, e kam bërë në autostradë, jo në qytet, pasi kam pas dhimbje. Diagnoza ime e don me pas këmbën shtrirë, dikush më ka inçizu, nuk ka qenë gjest i mirë, e kam bërë për dhimbje, por, si duket atyre nuk ju ka interesu. Megjithatë unë e miratoj dhe e përshëndes vendimin, jeta e puna vazhdon”, shtoi Shukri Maxhuni.


