• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ke vrarë njeri gjatë luftës? Si i përgjigjet Haradinaj pyetjes së gazetarit serb
Home
Rajon

Ke vrarë njeri gjatë luftës? Si i përgjigjet Haradinaj pyetjes së gazetarit serb

17 April, 2018 Ina.Autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për televizionin serb “Happy”, citohet të ketë thënë se politika e jashtme e Kosovës i përket klubit të vendeve që e udhëheq Amerika. I pyetur nga gazetari serb nëse kishte vrarë dikë në luftë, Haradinaj ka thënë: “Nuk e di, ndoshta. Lufta është luftë”.

“Ne jemi pjesë e Evropës dhe bashkëpunojmë me Brukselin dhe Berlinin. Megjithatë, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, ne jemi pjesë e klubit të vendeve që udhëhiqen nga Amerika. Për neve kjo nuk është problem që ta pranojmë, nuk kemi as kohë për t’u marrë me problemet në botë”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se ishte pjesë e ekipit të Kosovës që mbështeti marrëveshjen e Brukselit.

Duke folur për mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe, Haradinaj ka thënë se “Asociacionin mund ta formojmë, por në kuadër Kushtetutës së Kosovës”, transmeton Telegrafi.

Ai tha gjithashtu se derisa Serbia nuk e njeh Kosovën do të ketë dy pozicione “siç e shohim ne, dy të vërteta”.

“Realiteti është se Kosova ekziston”, tha Haradinaj.

Në konstatimin e gazetarit se pas luftës 200 mijë serbë kanë ikur nga Kosova, Haradinaj tha se “në qoftë se duam të flasim me shifra, atëherë duhet të themi se në vitin 1999 një milion shqiptarë u larguan nga Kosova. Shumë janë kthyer, por jo të gjithë”.

Ndërsa sa i përket serbëve, Haradinaj tha se nuk e di se sa serbë kanë emigruar nga Kosova.

“Sot nuk ka asnjë pengesë për të jetuar në Kosovë, për shkak të përkatësisë nacionale. Nëse jeni serb mund të jetoni në Kosovë. Nuk ka kërcënime”, tha ai.

Haradinaj gjithashtu ka folur edhe lidhur me arrestimin e Gjuriqit, duke thënë se ishte një situatë të çuditshme.

“Megjithatë ndodhi një situatë e pakëndshme. Ai e kishte të ndaluar hyrjen. E dija paraprakisht se ai do të arrestohej. Ky arrestim ka qenë një situatë e pakëndshme për të gjithë”, tha ai.

Ishin interesante kujtimet e Haradinajt për qëndrimin e tij në Tribunalin e Hagës, ku u takua me një numër të madh serbësh, si Shlivanqanin dhe Sheshel.

“Haga ishte një Jugosllavi e re, por nga një perspektivë nacionaliste. Realiteti ishte se jetonim shumë keq nën regjimin e Millosheviqit. Pushteti dhe policia bënë gjëra të tmerrshme, por populli serb e dinte se kjo nuk ishte e drejtë. Do të kërkoja nga Beogradi zyrtar që të sigurojë më shumë hapësirë për serbët nga këtu”, ka thënë Haradinaj.

Gazetari serb i ka shtruar një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me periudhën e luftës, duke e pyetur Haradinajn nëse e kishte vrarë dikë?

“Nuk e di, ndoshta. Lufta është luftë. E kam veshur uniformën i vetëdijshëm për pasojat. Kam humbur dy vëllezër në uniformë. Njësoj gjykon edhe një ushtar serb kur shkon në luftë. Nëse nuk mund ta përballoni këtë, atëherë mos hyni në konflikt”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se dy herë është përballë me procese gjyqësore në Tribunlin e Hagës dhe ia ka dalë të triumfojë duke dëshmuar pafajësinë dhe pastërtinë e luftës që ka bërë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NATO lavdëroi Policinë e Kosovës për arrestimin e Gjuriç, reagon ashpër Daçiç
Previous article BE: Borxhi i jashtëm shqiptar 73.5% e PBB; importet sa gjysma e prodhimit vendas

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT