• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KË KISHTE PLANIFIKUAR TË VRISTE? Kunati i Erion Alibejt pak para arrestimit: S’kam punë me makinat që gjeni rrugëve…
Home
Aktualitet
Kronikë

KË KISHTE PLANIFIKUAR TË VRISTE? Kunati i Erion Alibejt pak para arrestimit: S’kam punë me makinat që gjeni rrugëve…

24 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Përse duhet të vini në banesën time për makina që gjeni rrugëve dhe s’kam punë unë me to…”. Me këto fjalë iu është drejtuar Arben Spahiu, punonjësve të policisë që zbarkuan në shtëpinë e tij, pasi blutë e Elbasanit kishin zbuluar një automjet tip BMW, në lagjen Emin Matragjiu, te vendi i quajtur ish-Konservimi, brenda të cilit u gjetën armë dhe lënde djegëse dhe u dyshua se do të përdorej për atentat.

Arben Spahiu është kunati i Erjon Alibej, ky i fundit i njohur me nofkën ‘Krymi’, që ndodhet në paraburgim pasi akuzohet për disa vrasje dhe është në konflikt të forta me vëllezërit Franc e Hajdar Çopja. Spahiu do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për Arsen Precin, gjykata caktoi masën e arrestit me burg me afat 60 ditor.

Në dosjen hetimore që disponon News 24 thuhet se “Arben Spahiu jeton disa metra larg vendit ku është gjetur automjeti dhe rezulton se kishte dijeni për automjetin BMW X6”. Por ai u arrestua vetëm në momentin, kur një punonjës i pastrimit, zbuloi në koshat e plehrave, një çantë brenda së cilës kishte armë, kapele, dokumente dhe sende të tjera.

Prokuroria thotë se në në çantë u gjet edhe çelësi i automjetit të markës BMW X6, si dhe një pasaportë dhe një leje drejtimi greke në emër të shtetasit Kostantinos Lolos, por me foton e Arben Spahiut. ndërkohë ne lidhje me të dyshuarin tjetër, Arsen Preci, Prokuroria thotë se në celularin e e tij, u zbulua një mesazh që ai I kishte dërguar personit të njohur me emrin Mondi, të cilit i kërkonte të mos i japë policisë numrin e tij, ndërsa interesohej për makinën tip BMW.

“Në celularin e tij janë gjetur edhe 2 fotografi të bëra në datë 17 shkurt 2023, ku në pamje janë ambienti i hyrjes së një pallati, që të krijon dyshimin se Arseni ka qenë duke vëzhguar lëvizjet e ndonjë personi”, theksohet në dosje. Nga hetimet dërgoi rezultoi se automjeti tip BMW ishte vjedhur në qytetin e Shkodrës, ndërsa targat ishin vjedhur në Elbasan. Prokuroria nuk e ka përcaktuar ende shënjestrën e atentatit, edhe për faktin se Erjon Alibej dhe kunati i tij, Spahiu janë në përplasje të forta me shumë personazhe të botës së krimit në Elbasan. Përplasjet e grupit Alibej me grupin kundërshtar Çopja, nisën pas ngjarjes te rrethrrotullimi i Bradasheshit, ku mbeti i vrarë Endrit Alibej dhe 2 persona të tjerë. Prej 2018 grupet janë ekzekutuar shumë personave, përshirë dhe Arjan Spahiun në Belgjikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Rama në muzeun e paqes në Hiroshima: Asnjë nuk duhet ta imagjinojë të luajë me armët bërthamore
Previous article "LUIZI KA GËRRHITUR KASTILE"/ Olta bisedon me Evën

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT