• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAZINOTË/ Tirana bëhet me dy të tilla në hotele me 5 yje, hapet një e tretë në Vlorë
Home
Sociale

KAZINOTË/ Tirana bëhet me dy të tilla në hotele me 5 yje, hapet një e tretë në Vlorë

24 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Qeveria ka dhënë dritën e gjelbër për disa subjekte kazinoje në vend, duke e çuar numrin e tyre deri tani në tre, krahas  Regency Cazino, që ushtron prej vitesh aktivitetin në kryeqytet.

Zhvillimi i tyre erdhi, pasi qeveria më herët miratoi zonën ku mund të hapeshin kazinotë në kryeqytet dhe më pas bëri njoftimin për dorëzimin e kërkesave nga subjektet e interesuara (aplikimet u mbyllën në 23 tetor 2020).

Së fundmi Tiranës i është shtuar kazinoja e dytë në një hotel me 5 yje. Royal Eagle Casino e vendosur në MAK Albania.

Kompania DR Gaming Technology™ e cila ka bërë sigurimin e sistemeve dhe zgjidhjeve të xhekpotit për të dyja kazinotë në Tiranës jep detaje në faqen e saj lidhur me atë se çfarë ju është ofruar. Kazinoja Royal në Sheshin Italia ka hapur dyert në qershor të këtij viti sipas publikimeve të bëra nga kompania që siguroi teknologjinë.

Më herët ishte Grand Casino Tirana e hapur në gusht 2020 në Maritim Plaza Hotel e cila nisi aktivitetin duke ofruar lojëra elektronike, makineri slot, ruletë elektonike lojëra live, ruletë amerikane apo poker.

Kazinoja e tretë dhe më e fundit është hapur në qytetin e Vlorës në një tjetër strukturë me 5 yje. Bëhet fjalë për Marina Bay. Kjo e fundit ka marrë brandin e Maritim duke garantuar kështu kushtin që lidhet me markat e mirënjohura ndërkohë që është e vendosur në një zonë turistike siç është Vlora.

Kazinotë e kësaj natyre sikurse janë tre të fundit të hapura në vend, për të marrë licencën përveç disa kushteve që duhet të plotësojnë aksionerët parashikon edhe pagesën e një shume prej 1 miliardë lekësh.

Në 31 dhjetor 2018 qeveria vendosi mbylljen e kazinove elektronike, basteve sportive, bastet për garat në pistë, sallat e bingove dhe lojërat e fatit elektronike në distance (online). Të vetmet që u lanë në këtë fushë ishin kazinotë në hotele me 5 yje ndërkohë që kazinoja e vetme që kishte një licencë 10 vjeçare Regency (Parku Rinia, tek Tajvani) iu la kohë deri në mbarimin e afatit.

Bingot televizive si dhe Lotaria Kombëtare mund të vijonin aktivitetin brenda kornizës ligjore. Por teksa për disa vite pati një lloj harresë të sektorit, të paktën formalisht pasi në mënyrë informale lojërat e fatit kanë lulëzuar (këtë e tregojnë edhe raportet e vazhdueshme të policisë).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDURI"/ Pornostarja ofron shumën marramendëse për shaminë që Messi fshiu lotët: Nuk e di nëse...
Previous article VRASJA E 18-VJEÇARES/ E dhunoi për vdekje, momenti kur autori tenton të fshihet nga Policia (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare Aktualitet

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK... Aktualitet

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK...

E RËNDË/ Po filmonte bregdetin me telefon, grupi i të rinjve e dhunon barbarisht qytetarin në Kakome! Përfundon në spital Aktualitet

E RËNDË/ Po filmonte bregdetin me telefon, grupi i të rinjve e dhunon barbarisht qytetarin në Kakome! Përfundon në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT