Katër palestinezë u vranë dhe qindra të tjerë mbetën të plagosër në Bregun Perëndimor dhe Gaza gjatë përplasjeve të dhunshme midis trupave izraelite dhe protestuesve në kundërshtimtë njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit nga Presidenti i SHBA Donald Trump.
Rreth 2,500 palestinezë rrokullisën goma të djegura dhe hodhën bomba dhe gurë në polici në disa qytete dhe 3.500 protestues u përleshën me ushtarë përgjatë rrethimit së sigurisë në Gaza.
Ministria e Shëndetësisë palestineze tha se dy persona u vranë në Gaza, të dy u qëlluan në kokë.
Njëri8 nga viktimat ishte me karrige me rrota, tha ministria. Ai është parë rregullisht gjatë protestave në Gaza duke tundur një flamur palestinez nga karroca e tij.
Të paktën 367 të tjerë u plagosën, dhjetra janë në gjendje kritike për jetën dhe të tjerët jashtë rrezikut për jetën. Shumica e tyre kanë marrë dëmtime nga plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës. Përgatiti:AlpeNews.al/



