Mëngjesin e sotëm, siç edhe e kishte paralajmëruar kryeministri Rama mbajti një konferencë për mediat e cila më pas u zhvendos edhe në një bashkëbisedim me gazetarët.
Tema kryesore ishte sigurisht, montimi i “Babales”, ku Rama theksoi se do ti shkonte deri në fund që shqiptarët të kuptonin se kush fshihet pas e se kush po tenton rrëzimin e qeverisë.
Më pas, ajo që krijoi edhe debat më vonë, ishte lajmërimi se më datë 1 janar do të mbylleshin të gjitha “qepenat” e lojërave të fatit, që sigurisht është lajm i mirë për qytetarët, ndonëse i keq për bizsneset.
Një tjetër pikë ishte monitorimi i personave të botës së krimit. Rama tha se nga momenti i arrestimit dhe gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit ata nuk do të kenë asnjë komunikim me botën jashtë dhe çdo lloj takimi do jetë i mbikëqyrur rreptësisht.
Një nga më interesantet ishte dhe heqja e celularëve nga shkollat, dhe vënia në to e “policëve”.
Sipas Ramës, oficeri nuk do të ketë rolin e policit, por të kujdestarit, vëzhguesit dhe ndërmjetësit me trinomit nxënës-mësues-prind.
Ai tha se problematikat kryesore janë përdorimi i drogërave në ambientet e shkollës, duhani apo dhe lënia e orëve.
Përgatiti: AlpeNews.al


