• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
KATEGORITË QË PËRFITOJNË/ 32 milionë USD do shkojnë për pensionistët për FUNDVITIN
Home
Ekonomi

KATEGORITË QË PËRFITOJNË/ 32 milionë USD do shkojnë për pensionistët për FUNDVITIN

13 December, 2018 F.autor Ekonomi

Janë rreth 32 milionë dollarë, të cilat do të ndahen për rreth 650 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

“Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 3 278 000 000 lekë dhe përballohen nga buxheti i sigurimeve shoqërore, i miratuar për vitin 2018”, thuhet në vendimin e miratuar një ditë më parë, në të cilin janë përcaktuar edhe kategoritë që përfitojnë si edhe skema për ndarjen e këtij shpërblimi të përvitshëm.

KATEGORITË

Janë 6 kategori, të cilat do të përfitojnë shpërblim me rastin e festave të fundvitit, shpërblim të cilin Kryeministri Rama e ka cilësuar si ‘pakoja e vitit të ri’”. Kështu, do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social. Po ashtu, pensionistët në fshat, punonjësit nëntokës, ish-ushtarakët si edhe veteranët. Në skemën e përfitimit janë përfshirë edhe ata, të cilët dalin në pension këtë muaj. “Të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën e përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të pensionit deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”. Gjithsej janë rreth 650 mijë të moshuar, të cilët do të përfitojnë.

SKEMA

Ndarja e shpërblimit do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare. Në ditët në vijim do të përcaktohet edhe grafiku i datave për tërheqjen e këtij përfitimi. Një praktikë e tillë është e përvitshme dhe bëhet për të shmangur radhët në sportele. Në vendimin e Qeverisë theksohet se ata të moshuar që s’do të arrijnë ta tërheqin shpërblimin përgjatë ditëve në vijim, nuk duhet të shqetësohen, pasi do të kenë mundësi ta përfitojnë atë në ditët e para të muajit janar. “Shpërblimet të kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2018 dhe të paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2018, ato të paguhen gjatë vitit të ardhshëm”.

Personat që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjeve nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në
Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

Personat që marrin pension, sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”,
dhe sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

Personat që marrin pension, sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”

Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009. “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të
Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën
e Shqipërisë”, të ndryshuar;

Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-it, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.

Të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën 5 mijë lekë e kanë edhe ata persona që kanë datë të fillimit të pensionit deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËNË E DY FËMIJËVE/ Moderatorja shqiptare rrëfen si i ndryshoi jeta brenda 1 viti e gjysmë (VIDEO)
Previous article REZULTOI SKANDALOZ/ Udhëhoqi Argjentinën në dështim: Sampaoli zyrtarizon ekipin e ardhdshëm

F.autor

Postime të ngjashme

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës Breaking News

MERRET VENDIMI/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave Ekonomi

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT