• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KATASTROFË”/ Fqinji i Etleva Kurtit: Nënë e bijë nuk ruheshin, sipas Kanunit nuk merret gjaku te femrat. Këtu s’ka shtet
Home
Aktualitet
Kronikë

“KATASTROFË”/ Fqinji i Etleva Kurtit: Nënë e bijë nuk ruheshin, sipas Kanunit nuk merret gjaku te femrat. Këtu s’ka shtet

2 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dan Hutra ekzekutoi me armë zjarri më 1 mars edhe Etleva Kurtin, 31-vjeçaren e cila është motra Vladimir Kurtit, që aktualisht ndodhet pas hekurave për një vrasje të kryer.

Ajo u ekzekutua teksa ndodhej në oborrin e banesës së saj duke nderë rrobat, ndërsa e ëma ishte në kopshtin e banesës.

Të dyja, nënë e bijë mësohet se jetonin të vetme pasi vëllezërit ishin larguar jashtë vendit për shkak të frikës nga gjakmarrja, nga vrasja që ka kryer Vladimir Kurti.

Një nga fqinjët e familjes Kurti, ka deklaruar për gazetarët këtë të enjte se krimi i ka tronditur, pasi nënë e bijë nuk kishin asnjë faj dhe madje as nuk ruheshin nga gjakësi, sipas asaj që përcakton Kanuni.

Deklarata e fqinjit: Të vrasësh një njeri të pafajshëm duke nderë rrobat, kjo është katastrofë. Ajo familje e mirë, pati bërë djali një sherr ai po e vuan këtio të tjerët ca halli kanë?

Ça i ka gjet? Po ne nuk kemi shtet se të bësh një vrasje, dy tre e katër, atje në Greqi dha ministri i rrugës dorëheqjen kurse këtu cfarë bëhet këtu? Ministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ministri i drejtësisë, drejtori i policisë automatikisht duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Ka shëtit burri i huaj në gjithë Tiranën, çfarë bëhet me këtë shtet? Me ngjarjen jemi tepër të tronditur, se të vrasësh një vajzë 31 vjecare pa faj, krejt e pafajshme.

Kjo gruaja dhe vajza nuk janë ruajtur se sipas Kanunit të lekë Dukagjinit nuk vritet femra, nuk merr gjak te femra, gjakësi është nga Dibra e njeh Kanunin. Ka një vëlla të sëmurë e të tjerët janë larguar ngaqë janë në gjak, kaq dimë ne. Por shtet këtu nuk ka.

Vetëm me nënën e saj jetonte në banesë. Sot e kanë nisur për ta përcjellë për në banesën e fundit në Burrel, kishin 30 vite këtu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTER FATI I TIJ/ Ervis Martinaj ‘shfaqet' në Gjykatën e Lartë, i refuzohet ndryshimi i masës
Previous article "NUK JAM ME ASNJËRIN"/ Dea e vendosur: Duan të jenë dy polet e shtëpisë

s.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT