• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KATARSISI NË POLICI NGA GLEDIS NANO/ Nga rokada e drejtorëve tek krimet e pazbardhura dhe strategjia për…
Home
Aktualitet
Kronikë

KATARSISI NË POLICI NGA GLEDIS NANO/ Nga rokada e drejtorëve tek krimet e pazbardhura dhe strategjia për…

9 October, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në krye të policisë së Shtetit, organizata që gjatë viteve të fundit ka qenë më e kritikuara veçanërisht sa i përket qasjes në protesta, Drejtorin e Përgjithshëm e presin disa sfida.

Më e para, që mund të lexohet si rokadë në polici, ka lidhje me pastrimin e policisë se shtetit.

“Mund të interpretohet si një lëvizje e thjeshtë shefash  dhe drejtorësh, po në fund fare është punë në ekip dhe Nano nuk do pranojë të ketë nën drejtim shumicën prej tyre” tha një ekspert i policisë së Shtetit.

Madje emërimi si drejtor i Përgjithshëm i 40 vjeçarit, ka rikthyer shpresat edhe tek ish zyrtarë policie që mbas 2018 u hoqën masivisht si të identifikuar si shefat politikë.

“Ka diçka shumë të rëndësishme tek Nano, ndonëse i ri dhe rrezikon të bjerë në kurthin e një grupi të mbetur nga paraardhësi, ai është polic me vizion”. tregoi një ish zyrtar policie që shtoi se e mirëpret ftesën për të qenë sërish në polici.

Mbas shkarkimeve masive që ma gjasë do të aplikojë, lëvizja e dytë e Gledis Nano pritet të jetë ndryshimi i strategjisë për luftën ndaj fenomenit të kanabizimit.

“Nuk është çudi që qasja e Gledis Nano të jetë e tille, ai nga natyra është vendimmarrës dhe kalimi i Vettingut ia jep këtë liri, që ai të kërkojë listën e çdo shefi në policitë lokale që kanë shërbyer nga 2018 dhe ndaj tyre të aplikohen masa të mos ngritjes në karrierë” përshkruan një ekspert tjetër i huaj, sipas të cilit disa nga shefat dhe drejtorët lokalë vijojnë të qarkullojnë pa asnjë gjemb në karrierë ndonëse ata dështuan në  asgjësimin e drogës. “Do ketë rivlerësim patjetër që po dhe nuk është çudi që Gledis Nano të përcojë filozofinë e motivimit bazuar në rezultate”, thotë eksperti.

E treta lëvizje do të jetë mbledhja me krerët e policive, disa prej të cilëve njihen si miqtë e Ardi Veliut e disa e kanë kthyer faqen prej muajit korrik, atëherë kur po kuptohej se Veliu po shkonte drejt fundit të karrierës në polici.

Me shumë mundësi krerët e policisë duke nisur nga shefat e qarkullimit, të disa drejtorive dhe të të gjithë komisariateve do të lëvizin në mënyrë radikale, por kjo mbetet për tu parë nëse do të firmoset gradualisht për të mos hedhur poshtë punën e paraardhësit, apo do ndodhë sipas motos së ministrit të Brendshëm “për energji të reja”.

Krimet e pazbardhura janë kryesisht orientimi tjetër ku bazohet çdo drejtues i ri dhe për rrjedhim kjo do të mbetet një sfidë edhe për Gledis Nanon, që ka zgjedhur që urën e parë të komunikimit ta ketë me median, të cilën e ka ftuar miqësisht në një takim prezantues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Plas SHERRI mes disa personave në Korçë, raportohet për një të plagosur rëndë
Previous article PLANI I RAMËS PËR ENERGJINË/ Habit Basha: Do të fshehë vjedhjen, por unë s’do ta lejoj

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT