Një sherr mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17, në rrugën “Muzakajt”, ku si pasojë e konfliktit një person ka mbetur i plagosur rëndë.
I plagosuri me iniciale E.SH ka marrë dëmtime serioze, pasi është goditur me sende të forta. Ambulanca dhe Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


