Ish kreu i Katalonjës i kërkoi Madridit të hyjë në negociata politike pas një zgjedhjeje rajonale që i dha partive pro pavarësisë shumicën në parlamentin katalanas.
“Ne jemi një vend demokratik i pjekur që ka fituar të drejtën për t’u bërë një republikë e burrave dhe grave të lira”, tha ish presidenti katalanas Carles Puigdemont.
Puigdemont i bëri thirrje Kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy të pranojë rezultatet e zgjedhjeve.
“Kutitë e votimit kanë folur, demokracia ka folur, të gjithë kanë qenë në gjendje të shprehin veten. Çfarë është duke pritur Rajoy për të pranuar rezultatet?” Tha Puigdemont në njëpostim të shtunën në mediat sociale.
Nuk ka gjasa që Rajoy të jetë i hapur ndaj apelit. Ai ka refuzuar të takohet me Puigdemont, i cili shkoi në Bruksel pasi autoritetet spanjolle njoftuan se po kërkonin arrestimin e tij. Rajoy thotë se do të takohet vetëm me udhëheqësit e partisë pro-bashkimit Ciutadans (Qytetarët).
Rajoy i Spanjës, kundërshton thirrjen e ish-liderit katalanas për t’u takuar.
Qeveria spanjolle thirri zgjedhjet e parakohshme rajonale për Kataloninë me shpresën e shuarjes së lëvizjes separatiste, shtytja e së cilës për pavarësinë e këtij viti e shkaktoi krizën.
Megjithatë, ajo ambicie u pengua kur votuesit mbështetën tre partitë pro pavarësisë. Ciutadans, i njohur në pjesën tjetër të Spanjës si Ciudadanos, erdhi së pari në zgjedhjet e 21 dhjetorit. Megjithatë, 37 vendet e saj nuk janë të mjaftueshme për të formuar një qeveri të shumicës.
Në mesazhin e tij video, Puigdemont qëndron para flamujve katalanas dhe Bashkimit Evropian.
“Qeveria spanjolle ka një mundësi të re të sillet si demokracia evropiane që pretendon të jetë dhe prandaj duhet të njohin rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën më 21 dhjetor,” tha ai në katalanisht “dhe në këtë mënyrë të fillonte një negocim politik me qeverinë legjitime e Katalonjës. ”
Puigdemont e quajti suksesin “historik” të 82% të votuesve dhe akuzoi Rajoy për përdorimin e “represionit” dhe “ndërhyrjes” .
Të premten, Rajoy u tha gazetarëve se ai do të thërrasë Parlamentin e ri të Katalonjës për të mbajtur seancën e tij inauguruese më 17 janar.
Rajoy bëri thirrje për “dialog konstruktiv, të hapur dhe realist, gjithmonë brenda ligjit”.
Përgatiti: AlpeNews.al