Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj foli mbrëmjen e sotme për tregtinë e arit në Shqipëri dhe sesi ky treg është i pataksuar.
Myftaraj: Shumica e njerëzve kur është fjala për mospagim të madh taksash mendojnë për llojin e tregtisë që vërehet kjo gjë, menjëherë u shkon mendja tek nafta, cigaret, kafja, pijet alkoolike. Por në të vërtetë më shumë se të gjitha këto është ari, floriri. Tregtia e arit në Shqipëri është lënë qëllimisht e parregulluar dhe një nga lobet më të fuqishme në Shqipëri që i përfshin dhe të gjitha këto fushat e tjera, përfshirë dhe trafikantët e drogës, është tregtia e arit, floririt.
Nuk kam parasysh argjendaritë, bizhuteritë dhe arin që përdoret për zbukurime, është vetëm një pjesë e vogël kjo e asaj që kam parasysh me tregun e arit. Ka një fenomen të çuditshëm që vihet re në botë, çdo vend ka rezervë ari që e mban Banka Qëndrore e vendit. Sa më i fuqishëm dhe i rregulluar vendi aq më e madhe rezerva e arit. Rezervën e arit më të madhe në botë e ka SHBA, të ndjekur nga Gjermania, pastaj Japonia, Italia, Franca, Kina. Kina është vendi i katërt, hyn në dhjetëshen e parë. Vendet më të fuqishme dhe të pasura janë në dhjetëshen e parë. Por edhe vendet e tjera përpiqen të kenë rezervë ari të lartë. Çfarë ndodh me Shqipërinë?
Ari përbën 2% të rezervës valutore të Bankës së Shqipërisë, 1.6 ton sot afërsisht kur GDP është 13.5 miliard dollarë.
Maqedonia me 11 miliard GDP e ka rezervën e arit 6.8 ton, katër herë më të lartë se ne.
Serbia me 38 miliard GDP, e ka rezervën e arit 18.9 ton, 12 herë më shumë se ne.
Rumania me 187 miliard GDP e ka 103 ton.
Greqia me 194 miliard GDP, e ka 112 ton.
Bullgaria me 52 miliard GDP e ka 40 ton.
Po të shikosh Bosnje Hercegovinën me 16.6 miliard GDP e ka 3 ton. Ne vetëm me Bosnje Hercegovinën krahasohemi e cila dihet se çfarë shteti është, shtet i copëtuar dhe i ndarë mes serbëve, kroatëve, boshnjakëve myslimanë. Një shtet që nuk është shtet realisht, është një federatë e sajuar.
Ku qëndron problemi? Rezerva e arit mbahet qëllimisht e ulët nga lobi i tregtarëve të arit, të cilët i kanë paratë sot në bankë, shikojnë lëvizjet në tregun botëror dhe banka bën veprime, shet dhe blen dhe ka fitime që nuk taksohen, transaksionet.
Po të lexoni raportet e BSH dhe qeverisë, nuk përfshihen kurrë këto. Ore sa transaksione bëhen me arin në Shqipëri nga bankat, depozituesit e mëdhenj? Sa të ardhura dalin, sa taksohen këto? Këtu po thuhet të taksohet biznesit i vogël për TVSH, dyqanet e lagjeve dhe këta të mëdhenjtë që bëjnë këto lëvizje me arin, ka një xhiro të jashtëzakonshme.
Hyn në tregun botëror, paratë i kthen në ar, nesër i kthen prapë dollarë. Ka fitime sipas kursit. Dy palët që kanë qenë në politikë nuk bëjnë një ligj për metalet e çmuara. Sot gjithë kjo tregti rregullohet vetëm me një rregullore për veprimtarinë valutore të Bankës së Shqipërisë ku neni 12 thotë “ lëvizjet e arit dhe metalet e çmuara në pikat doganore”. Transaksinet që bëjnë bankat kështu nuk i quajnë fare. Bankat nuk kanë nevojë ta kalojnë arin fizikisht në doganë e ke të depozituar atje ku është. Mund ta kesh në Londër të depozituar, ti bën veprime që këtu nga interneti. Dhe neni 12/3 thotë “bankat dhe degët e bankave të huaja kanë të drejtë të kryejnë transaksine me arin dhe materialet e çmuara vetëm pas licensimit nga BSH për këtë aktivitet. Transaksionet e hyrjes dhe daljes të metaleve të çmuara trajtohen dhe realizohen njësoj si për valutat”. Qëllimisht nuk flitet për transaksionet që bëhen. Në këto transaksine shumë fitimprurëse që nuk duan ti taksojnë janë përzier politikanë, biznesmenë të mëdhenj të gjithë fushave, mafiozët që nxjerrin paratë e drogës.
E nisa me një pyetje: Pse Shqipëria ka rezervë të vogël ari dhe një treg të madh ari të pa taksuar, të parregulluar me ligj? Sa të ardhura merr shteti nga tregtia e ajrit? Njeriu që ka pikën kryesore të kambizmit me BSH në ish-Bllok ishte ish-Drejtor i Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave dhe u emërua nga lobisti kryesor i tregtisë së arit në Shqipëri në qeveri, Arben Ahmetaj, me ndërhyrjen e tij u emërua Ambasador në Turqi, nga ku bëhet një pjesë e madhe e qarkullimit të arit që vjen këtu.Është diplomat i arit ai.Do flasim përsëri për atë person.
Shqiptarët duhet të dinë që tregu më i madh i pa taksuar këti me të ardhura më të mëdha është tregu i arit. Më shumë se karburantet, cigarja, kafja, edhe më shumë se droga, se përfshin paratë e drogës brenda. Këto tregjet e tjera taksohen, masa e taksimit pastaj dhe lojërat që bëhen janë tjetër. Po ti mbledhësh të gjitha së bashku, mostaksimi në këto tregje nuk e përfshin tregun e arit. Shqiptarët duhet ta dinë se nëse në këtë vend, vetëm nëse tregu i arit do të taksohej si duhej, policët do kishin dyfishin e rrogave, gjyqtarët, prokurorët, mësuesit, të gjithë punonjësit buxhetorë, pensionistët.Anjëri nuk pyet në parlament për transaksionet me arin, asnjë nuk pyet BSH, asnjë nuk jep raport.Të gjitha ato janë propagandë sovjetike.