• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAS RRËZOI BERISHËN/ Fati i PD-së së Alibeajt kalon sërish në dorën e Celibashit. KQZ vendos sot për regjistrimin
Home
Politikë

KAS RRËZOI BERISHËN/ Fati i PD-së së Alibeajt kalon sërish në dorën e Celibashit. KQZ vendos sot për regjistrimin

14 March, 2023 s.autor Politikë

Ditën e sotme Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin në zgjedhje. Pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve, fati i PD së Enkelejd Alibeajt do të jetë sërish në dorën e Celibashit, pasi do të jetë ky i fundit që do përcaktojë nëse do futen apo jo në zgjedhjet vendore 2023.

Partia Demokratike rrezikon që të mos futet në zgjedhje, pasi edhe në vendimin e parë Celibashi vendosi kusht plotësimin e deklaratës solemne nga Lulzim Basha, i cili rezulton kryetar i PD-së në regjistrin e partive politike. Por nga ana tjetër, grupi i Alibeajt thotë se nuk do e firmosë Basha pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen dhe se sipas tyre dokumentacioni është i plotë.

Ndërkohë, sa i takon grupit të Berishës, KAS në të njëjtën linjë me KQZ nuk e njohu atë si kryetar të partisë. KAS sqaroi se Sali Berisha nuk mund të ankimojë një vendim që i përket grupimit të Alibeajt. Ndërsa për kërkesën e PD së Alibeajt, KAS thotë se vendimi i ndërmjetëm është procedurial ndaj nuk mund të merret parasysh ankimimi. KAS thotë se duhet të merret vendimi përfundimtar nga Ilirjan Celibashi dhe më pas kanë të drejtën që ta çojnë për ankimim.

Kundër këtyre vendimeve mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij.

Kujtojmë se në mbledhjen e zhvilluar më 9 mars, KQZ vendosi të mos pranojë asnjë kërkesë të 2 grupimeve. Kërkesa e Rithemelimit nuk u pranua për shkak se Basha njihet ligjërisht si kryetar partie dhe jo Berisha. Ndërsa kërkesën e Alibeajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, Ilirjan Celibashi u shpreh se nuk e pranonte për shkak se mungonte një dokument shumë i rëndësishëm që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor dhe që duhej firmosur me patjetër nga kryetari i partisë, që ligjërisht është Lulzim Basha. Për dorëzimin e dokumentit të firmosur, KQZ i la afat PD-së vetëm 48 orë kohë por Alibeaj u shpreh se Basha ka dhënë dorëheqjen ndaj dokumenti i dorëzuar është i plotë.

Ndërkohë Berisha kërkon zhbërjen e vendimit të Celibashit, i cili vendosi që ish-kryeministri të mos regjistrohet në zgjedhje me siglën e Partisë Demokratike. Sipas tij, KQZ nuk mund të refuzojë regjistrimin e PD përfaqësuar nga Sali Berisha vetëm bazuar mbi mungesën e shkresës së regjistrit të partive politike, pasi sipas tij në regjistrin e partive politike vijon të mbeten të dhëna të pasakta dhe të vjetëruara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Ndërron jetë 75 vjeçari që u përplas nga makina në Kukës, arrestohet shoferi
Previous article PRANGA SHQIPTARIT NË ITALI/ Iu gjet 8 kg drogë në shtëpi dhe 60 mijë euro në kasafortë! Si u zbulua nga policia

s.autor

Postime të ngjashme

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa” Politikë

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa”

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT