• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KARTA ME SIMBOLET E PD PËR KUVENDIN E BERISHËS/ “Foltorja”-Bardhit: As dorëheqja s’ua shpëton nderin që s’e patët kurrë
Home
Politikë

KARTA ME SIMBOLET E PD PËR KUVENDIN E BERISHËS/ “Foltorja”-Bardhit: As dorëheqja s’ua shpëton nderin që s’e patët kurrë

6 December, 2021 Delo.autor Politikë

‘Foltorja’ i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili tha dje se po përdoren simbolet e partisë nga persona të paautorizuar dhe për interesa personale. ‘Foltorja’ shprehet se simbolet, vula, selia dhe vetë PD u përkasin demokratëve të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre tek delegatët e Kuvendit Kombëtar, dhe jo ish-ministrave të Ramës.

Më tej, në përgjigje ndaj Bardhit, thuhet se mbi 5000 mijë delegatë që përbëjnë dhe mbi 65% të këtij Kuvendi kanë firmosur ta thërrasin atë në 11 Dhjetor në përputhje të plotë me statutin e PD.

Sakaq, grupi i Berishës shprehet se përballë mijëra firmave që mbështesin Kuvendin e Rithemelimit të 11 Dhjetorit ankesat dhe të qarat për letra e shkresa dëshmojnë fundin pa lavdi të nje grupi njerëzish të cilëve as dorëheqja nuk ua shpëton dot më nderin që “në fakt nuk e patën kurrë!”

Reagimi i ‘Foltores’

Një përgjigje për “kryetarin” pa parti!
Të vënë përballë faktit të kryer se shumica e delegatëve të kuvendit dhe anëtarëve të PD i kanë përcaktuar tashmë de facto si pakicë uzurpuese të Partisë Demokratike ashtu siç pritej, peng – kryetari në largim dhe ai që ka poshtë, do të zvarriteshin pas logove e pas vulave duke u bërë më qesharakë seç janë.

Simbolet, vula, selia dhe vetë Partia Demokratike u përkasin demokratëve të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre tek delegatët e Kuvendit Kombëtar që është dhe organi më i lartë i Partisë Demokratike. Mbi 5000 mijë delegatë që përbëjnë dhe mbi 65% të këtij Kuvendi kanë firmosur ta thërrasin atë në 11 Dhjetor në përputhje të plotë me statutin e PD!

Askush dhe aq më pak ish ministri Edi Ramës nuk mund t’i pengoje ata të realizojnë misionin e tyre nën flamurin, siglën dhe simbolet e Partisë Demokratike për të cilën kanë sakrifikuar aq shumë ndërkohë që vota e tyre tradhëtohej nga peng kryetari ose shitej për karrike ministrash nga gaztori i tij! Shoqata Basha – Bardhi le të tundë dhe për pak ditë letrat se partia dhe demokratët i kanë braktisur me kohë.

Përballe mijëra firmave që mbështesin Kuvendin Rithemelimit të 11 Dhjetorit ankesat dhe të qarat për letra e shkresa dëshmojnë fundin pa lavdi të nje grupi njerëzish të cilëve as dorëheqja nuk ua shpëton dot më nderin që në fakt nuk e patën kurrë!

Një ditë më parë, Gazment Bardhi e ka konsideruar falsifikim praninë e kartave me simbolet e PD-së për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Me një mesazh dërguar strukturave lokale të PD-së, Bardhi thotë se kartat janë prodhuar nga persona të paidentifikuar, duke theksuar se po kërkohet informacion për ta. Sipas Bardhit, simbolet e PD nuk mund të përdoren për interesa personale dhe se kjo po dëmton interesin politik të partisë.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qeveria shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët për festat e fund vitit. Ndryshon për herë të gjashtë buxheti 2021
Previous article E PLOTË/ Zbulohet strategjia e SHBA kundër korrupsionit: Ja ku do godasim

Delo.autor

Postime të ngjashme

INAGURI I MATERNITETIT "MBRETËRESHA GERALDINË"/ Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin Politikë

INAGURI I MATERNITETIT "MBRETËRESHA GERALDINË"/ Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

"NË SHTATOR REFORMA E RE"/ Ministrja Ibrahimaj: Nëse kriza me çmimet do të jetë mbi pritshmëritë... Politikë

"NË SHTATOR REFORMA E RE"/ Ministrja Ibrahimaj: Nëse kriza me çmimet do të jetë mbi pritshmëritë...

DHUNË, VJEDHJE DHE KANOSJE/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun Breaking News

DHUNË, VJEDHJE DHE KANOSJE/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT