• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KARANTINA NË SHTËPI/ Rama: Përgatituni të rrini shumë gjatë brenda (Replikat me komentuesit)
Home
Politikë

KARANTINA NË SHTËPI/ Rama: Përgatituni të rrini shumë gjatë brenda (Replikat me komentuesit)

21 March, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama u kërkon qytetarëve që të përgatiten për të qëndruar brenda në shtëpi për një kohë të gjatë nëse do të jetë e nevojshme. Në replikat me komentuesit në Facebook, disa prej qytetarëve e  kanë kritikuar duke i cilësuar si të nxituara masat.

“Qeveria nuk eshte aspak e nxituar dhe masat nuk nxisin askend te grumbullohet qe te jemi te qarte, por nje pakice shume e vogel e po aq e rrezikshme njerezish, nuk ka respektuar rregullat gjate berjes pazar! Nderkohe nuk i ke numeruar mire ditet dhe pergatitu te numerosh edhe shume me gjate po te jete nevoja, sepse askush ne kete bote nuk e di kur do mbaroje kjo lufte” ishte përgjigja e kryeministrit.

Të stresuar me situatën, ka pasur edhe prej tyre që nuk i kanë kursyer ofendimet, por kryeministri ua ka bërë të qartë se nuk do të lejohen që të lëvizin nga shtëpia. “Lëre Zotin në punen e tij se nuk i degjon zoti te marret, po mblidhe mendjen top qe nuk ke per te luajtur vendit pa mbaruar kjo lufte dhe tere emrat e kafsheve me radhe merri po deshe per te me share mua, s’ka problem!”.

Prej datës 9 mars Shqipëria nisi masat drastike që kulmojnë ditën e sotme, pasi kishte vetëm tetë orë për të dalë nga shtëpia për të bërë pazaret, nga 05:00-13:00, pasi nesër gjithçka do të jetë mbyllur për t’u rihapur sërish të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Në faqen e tij në Facebook kryeministri postoi një video ku ministrja e Mbrojtjes shpërndanë ushqime për shtresat në nevojë. “Krahas me trokitjet në shtëpitë e familjeve më në nevojë në të gjitha bashkitë, nën drejtimin e Oltës operacioni humanitar vijon edhe me një vëmendje të veçantë për familjet e prekura nga tërmeti që humbën shtëpinë” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË SHBA/ Një prej anëtarëve të stafit pozitiv, Nënpresidenti amerikan Pence do të testohet për COVID-19
Previous article KORONAVIRUSI/ Dr. Fauci: Jo çdo person në SHBA duhet të testohet

k.autor

Postime të ngjashme

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit Politikë

DIPLOMOHET 67 OFICERË TË RINJ NGA AKADEMIA E FA/ Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres Aktualitet

E TRISHTË/ Rëndohet bilanci i aksidentit tek rrethrotullimi i TEG-ut, humb jetën edhe pasagjeri i betonieres

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT