Duket se ditëve të ngrohta me diell i ka ardhur fundi, duke i lënë vendin reshjeve të shiut e temperaturave më të ulëta.
Sipas ‘Meteoalb’ java që vjen do të sjell ulje të temperaturave duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave, ndërsa të mërkurën e ditët në vijim, priten edhe reshje shiu.
‘Kjo fundjavë mbetet me kthjellime por e freskët, kryesisht në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje.
Edhe java tjetër nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në territor.
Po ashtu, temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave’, – shkruan ‘Meteoalb’.