Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Elvis (Vasil) Mërtiri rezulton i dënuar me 5 vjet burg, pasi në 2017 u kap me kanabis dhe kokainë.
“Forcat Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Elvis (Vasil) Mërtiri, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Ky shtetas, më datë 13.03.2017, është kapur me një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike kokainë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme


