• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPET NË SPANJË/ Kush është shqiptari me 10 identitete, koka e klanit të kokainës. Lidhja me…
Home
Breaking News

KAPET NË SPANJË/ Kush është shqiptari me 10 identitete, koka e klanit të kokainës. Lidhja me…

14 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka arrestuar në Madrid shtetasin shqiptar Kreshnik Farruku, të cilin mediat spanjolle e konsiderojnë si liderin e rrezikshëm të një klani për trafikimin ndërkombëtar të kokainës.

farruku1

 

Ndaj tij rezultonte të kishte një urdhërarrest europian, të lëshuar nga Italia që nga viti 2018, për të njëjtën çështje që Policia spanjolle e kishte hetuar që nga viti 2007.

Në atë kohë, në Spanjë ai dyshohej edhe për grabitjen e vilës së biznesmenit Jose Luis Moreno, në Boadilla. Farruku, i cili njihej edhe me mbiemrin Bodlla, u arrestua në fund të prillit në një hotel që ndodhet në rrugën “Joan Maragall Chamartin”, pranë La Castellana, në Spanjë.

Mediat vendase shkruan se kur atij iu afrua një agjent Policie, Farruku u përpoq të vërtetonte identitetin e tij me dokumente spanjolle dhe shqiptare në emër të personave të tjerë. Më pas, Policia zbuloi se ai kishte përdorur deri në 10 identitete të ndryshme, për të shmangur zbulimin.

farrku

“I ndaluari dyshohet se është pjesë e klanit ‘Farruku’, një organizatë kriminale shqiptare që ishte e lidhur me vjedhje, trafikimin e kokainës dhe krime të tjera të lidhura me trafikun e drogës. Burime të grupit hetimor kanë shpjeguar se ai ishte hetuar fillimisht në vitin 2007, sepse dyshohej se ishte i lidhur me grupin e shqiptarëve që sulmuan në atë vit në shtëpinë e biznesmenit Jose Luis Moreno, por nuk u arrestua për këtë.

Policia dyshonte, megjithëse nuk kishte prova, se Kreshnik Farruku fshihej edhe pas vrasjes së shefit të tij, më 21 janar 2010, në rrugën ‘Telemaco’ të Madridit, pas vdekjes së të cilës ai mori komandën e organizatës. Hetimi pasues arriti në përfundimin se autori i të shtënave ishte shtetasi shqiptar Devi Kasmi dhe ata dyshonin se ai kishte vepruar sipas urdhrave të kreut të dytë të organizatës kriminale, që në atë kohë ishte Kreshnik Farruku. Devi Kasmi iku në vendin e tij, ku u qëllua për vdekje në Tiranë (Shqipëri) në janar 2018”, shkruajnë mediat spanjolle.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PIKTORI NË SHKODËR/ Gazmend Leka: Shqipëria ka gjithë këto halle, por nuk më gjunjëzojnë si artist
Previous article PAS PROBLEMEVE/ Publikohet pasuria marramendëse e Loredanës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT