Policia ka arrestuar sot në flagrancë një 48 –vjeçar me shtetësi greke, i cili tentoi të kalonte kufirin më 77 kilogram marjuanë në makinën e tij.
Droga është kapur pas një aksioni në zonën midis Kozanisë dhe Janinës.
Mësohet se brenda në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 12 pako me rreth 77 kilogram marjuanë.
Po ashtu shtetasi grek kishte me vetë një pistoletë të modelit “Browning”, me një krehër me 2 fishekë 22 mm. Po ashtu iu sekuestruan dhe 2 celularë dhe 250 euro.