Arrestohet nga policia nje 35-vjecar, ndaj te cilit ishte vendosur ne mungese masa e sigurise “arrest me burg”, pasi i ka marre me mashtrim nje gruaje, nje shume prej 8 mije euro.
Njoftimi i policise
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
KIMET ÇOLLAKU 35 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Shtetasi K.Ç, për një periudhë një vjeçare, i ka marë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë euro.



