• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPEN TRE PERSONA BRENDA KAMIONIT NË DURRËS/ Detajet: Ishin fshehur sepse…
Home
Breaking News

KAPEN TRE PERSONA BRENDA KAMIONIT NË DURRËS/ Detajet: Ishin fshehur sepse…

26 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre persona kapen brenda nje kamioni ne tentative per te kaluar ilegalisht nga porti i Durresit.  Policia Kufitare ne Durres ben me dije se ndalimi eshte bere gjatë 24 orëve të fundit, nderkohe qe ne pranga eshte vene edhe drejtuesi i kamionit.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, gjatë kontrollit në vijën e dytë kanë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania tre shtetas shqiptarë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme”- njofton policia.

Njoftimi i policise

Si rezultat i kontrolleve janë kapur në një kamion 3 shtetas, të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit.

Janë sekuestruar një kamion dhe vlera monetare.

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara janë kapur edhe dy shtetas me dokumenta të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, gjatë kontrollit në vijën e dytë kanë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania tre shtetas shqiptarë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme:

•A.Z. 23 vjeç, banues në Lezhë;
•M.Gj. 27 vjeç, banues në Mirditë;
•B.T. 23 vjeç, banues në Mirditë.

Shtetasit e mësipërm janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili.

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi T.M. 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale kamioni dhe shuma monetare prej 1000 Euro dhe 4 aparatë telefoni celular.

Gjithashtu nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, L.K. 22 vjeçe dhe A.A. 56 vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara.

Shtetases L.K. gjatë kontrollit të dokumentacionit i’u gjet një kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar ndërsa shtetasit A.A. një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Policia Kufitare Durrës vazhdon punën për të goditur kalimet e paligjshme të kufirit duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIME NË KLUB/ Isco mendon largimin nga Real Madridi
Previous article JE XHELOZ NË ÇIFT APO KE BESIM? Zbuloje përmes shenjës zodiakale

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT