• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kapen granata në autobusin me serbë që tentoi të futet në Kosovë
Home
Rajon

Kapen granata në autobusin me serbë që tentoi të futet në Kosovë

22 October, 2017 Editor Rajon

Ndërsa situata në të gjitha komunat është raportuar të jetë e qetë në ditën e votimit, e njëjtë nuk ka qenë në Mitrovicën e Veriut. Policia e Kosovës, së bashku me njësitet speciale të EULEX-it dhe KFOR-it ka zhvilluar një aksion të madh me ç’rast kanë arrestuar tre serb.

E gjitha ka ndodhur pasi një autobus i mbushur me 57 serbë në statusin e refugjatit që vinte nga Kraleva drejt Veriut për të votuar, është ndalur nga policia me ç’rast i kanë gjetur dy granata dore dhe dy detonatorë elektrikë.

Baki Kelani, zëdhënës i policisë ka konfirmuar se mjetet në fjalë janë larguar në mënyrë të kontrolluar nën masa sigurie nga njësitet relevante të policisë që merren me trajtimin e materieve shpërthyese.

“Autobusi është ndaluar në pikën kufitare në Jarinje. Pasi ka kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që dyshohet të jetë eksploziv plastik. Si rezultat i veprimit të policisë janë shoqëruar në stacion policor tre persona të nacionalitetit serb për intervistim, dhe gjitha veprimet tjera do të ndermirën në konsultim të ngushtë me prokurorët kompetentë”, ka njoftuar Kelani për mediat kosovare.

Pas kapjes së tre personave trafiku, policia ka çaktivizuar granatat dhe më pas është liruar trafiku në Jarinje dhe qytetarët serbë janë lejuar të shkojnë për të votuar.

Nuk dihet nëse me këto mjete shpërthyese serbët kishin për qëllim të prishin procesin zgjedhor apo jo.

Megjithatë mbetet ditësh policia të japë informata pasi të merren në pyetje tre të dyshuarit, ku njëri prej tyre është shoferi i autobusit.

Probleme edhe te Dheu i Bardhë

Probleme me ardhjen e serbëve në Kosovë ka pasur dhe në pikëkalimin e Dheut të Bardhë. Policia nuk ka lejuar të hyjnë autobusët, për shkak të mungesës së lejeve për operime, ndërkohë që kjo ka bërë që serbët ta kalojnë këmbë kufirin.

Partia Lista Srpska e Goran Rakiqit ka reaguar për rastet në fjalë duke thënë se “veprimet e Prishtinës në pikëkalimet administrative janë një përpjekje që të ndalohen personat e shpërngulur në Serbinë qendrore që të mos votojnë dhe që të mos deklarohen për lidhje më të forta të serbëve në krahinë me shtetin e Serbisë”.

Kjo parti ka theksuar se nuk do t’i pranojë rezultatet nëse serbëve që kanë të drejtë të votës nuk u mundësohet një gjë e tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Rita Ora qeras me raki Kosove Ed Sheeran dhe Gordon Ramsay
Previous article Ambasadori Lu: Ju rrëfej sekretin për gjuhën shqipe. Fjalia e parë ishte...

Editor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT