Temperaturat e larta kanë bërë që në fundjavë të ketë një dyndje të pushuesve drejt brigjeve të Shqipërisë. Ditën e sotme një numër i lartë pushuesish kanë zgjedhur jugun e vendit e si rrjedhojë edhe fluksi i automjeteve ka qene i madh.
Prej më shumë se dy orësh qytetaret janë bllokuar në Orikum teksa raportohet për radhë automjetesh mbi 10 km.
AlpeNews.al mëson se shkak është bërë një aksident ku një prej automjeteve ka parakaluar gabm dhe ka përplasur autobusin me turistët e huaj.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Video: