• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAOS NË KOSOVË/ “Kujt i morët leje për të kaluar kufirin?!”, ministri i Brendshëm i VV i kërkon llogari Thaçit e Pacollit
Home
Rajon

KAOS NË KOSOVË/ “Kujt i morët leje për të kaluar kufirin?!”, ministri i Brendshëm i VV i kërkon llogari Thaçit e Pacollit

29 April, 2020 F.autor Rajon

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas debatit në Kosovë se deputeti Behgjet Pacolli ,pasi ka tentuar dje të ulet me avion privat në Aeroportin e Prishtinës, por që nuk është lejuar, është ulur në Aeroportin e Rinasit.

Ministri i Brendshëm Xhelal Svelça i Vetëvendosjes, shkruan se sipas informacioneve të Policisë kufitare, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror me Shqipërinë në orën 17:39 dhe është kthyer dy orë më vonë, në orën 19:20.

Dyshimet janë se presidenti Thaçi është futur në territorin e Shqipërisë për të marrë Pacollin dhe është kthyer sërish në Kosovë.

Më tej, ministri shkruan se oficerët e policisë kufitare nuk kanë mundur të dallojnë për shkak të xhamave të zinj nëse në ulësen e pasme të makinës së Thaçit ka qenë deputeti Behgjet Pacolli, por nëse kjo sipas tij është e vërtetë, atëherë do të “minonte komplet Republikën e Kosovës.”

Nderkohe qe ka paralajmeruar se nese nuk tregon vendndodhjen, Pacolli menjehere sapo te dale ne publik ne nje moment te caktuar, do ter perballet me ligjin. Dhe momenti i caktuar eshte votimi i qeverise se re te Avdulla Hotit, qe VV kerkon ta bllokoje.

Reagimi i plote i ministrit te Brendshem:

Të nderuar qytetarë

Pas shumë shqetësimeve dhe pyetjeve që kanë lindur prej gazetarëve dhe publikut, jemi mobilizuar që të gjejmë përgjigjet në të gjitha këto shqetësime. Nuk e ndihmon aspak shtetin asnjë veprim që vë në dyshim rendin, dhe sidomos shëndetin publik.

Dyshimi që ka lindur me lëvizjet e z. Pacolli, pra nëse aktualisht personi në fjalë gjendet në Kosovë, ka përligjur skenarët që po qarkullojnë kudo. Për ne nuk janë shqetësim skenarët, por më shumë fakti se, nëse del i vërtetë objekti i tyre, vihet në dyshim qenësia e ligjeve të Kosovës si dhe vendimeve të qeverisë në kuadrin e luftimit të pandemisë.

Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e Policisë kufitare që Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror në ora 17:39 në drejtim të Shqipërisë. I njëjti është kthyer në Kosovë në ora 19:20.

Kur eskorta e Presidentit është ndalur, është konstatuar që në veturën e dytë ndodhet Presidenti. Po ashtu është vërejtur që Presidenti ishte ulur në ulësen e parë, përkundër rregullave të sigurisë për personat VIP.

Po ashtu Policia, për shkak të xhamave të zinj, nuk ka mundur të dallojë nëse ka persona tjerë të ulur prapa. Vetura e Presidentit ka qenë e shoqëruar vetëm nga një veturë tjetër, në të cilën ka qenë vetëm shoferi.

Për sqarim, në bazë të Ligjit për Protokollin Shtetëror, çdo vizitë e Presidentit jashtë kufijve, qoftë zyrtare ose private, duhet që të komunikohet te Protokolli Shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Tashmë është konfirmuar që Protokolli i Shtetit, për kundër dispozitave ligjore në fuqi, nuk është njoftuar lidhur me vizitën e Presidentit në Republikën e Shqipërisë.

Më lejoni të sqaroj që deri tani ne nuk kemi konfirmim se z. Thaçi ka qenë i shoqëruar nga z.Pacolli, megjithatë një skenar i tillë, nëse provohet të jetë i vërtetë, do minonte komplet Republikën e Kosovës dhe do paraqiste mosrespektim të plotë të organeve të rendit.

Për më tepër, shkelja e vendimeve të hartuara nga organi kompetent, në këtë rast Ministria e Shëndetësisë, në qëllim të kontrollimit të pandemisë është vepër penale e përshkruar në nenin 250 të Kodit Penal.

Sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Personat për të cilët vërtetohet ose dyshohet se kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me personat e sëmurë apo të dyshimtë në sëmundje nga Corona Virus, futen në karantinë. Rrjedhimisht, në qoftë se vërtetohet që Presidenti ka qenë i shoqëruar nga z.Pacolli, obligohet që t’i nënshtrohet karantinës, ose vetë-izolimit në linjë me historikun e shëndetit.

Nisur nga kjo, nëse me të vërtetë deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Behgjet Pacolli ka qenë në veturën e Presidentit të Kosovës, me sjelljen e treguar ka shkelur me vetëdije të plotë obligimin për karantinim ose vetë-izolim për të cilin ishte informuar edhe para nisjes për Kosovë.

Ne i kërkojmë Presidentit të vendit që të përgjigjet se pse ka vendosur të bëjë tejkalimin e protokollit shtetëror, ndërkaq z.Behgjet Pacollit i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik në një moment të caktuar, Policia do të ndërmerr masa të parapara me legjislacionin në fuqi.

Unë me të vërtetë shpresoj si Ministër por edhe si qytetar i Kosovës, që një skenar i tillë të mos ketë ndodhur, për shkak se dëshiroj të besoj që Presidenti i vendit dhe deputeti i Kuvendit nuk do të bënin veprime të tilla që do të vinin në rrezik jo vetëm jetën e qytetarëve, por edhe rendin juridik të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ BE 3.3 mld euro për Ballkanit Perëndimor, ambasadori Soreca: Së shpejti plan ekonomik dhe investimesh
Previous article E VËRTETË APO JO? "Me ken shkodran, duart i..."

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT