• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KANTIERI I RINDËRTIMIT NË VLORË/ Rama: Qendra e qytetit do të rilindë me standarde, 404 familje do të kenë shtëpi më të bukur e më të fortë
Home
Politikë

KANTIERI I RINDËRTIMIT NË VLORË/ Rama: Qendra e qytetit do të rilindë me standarde, 404 familje do të kenë shtëpi më të bukur e më të fortë

11 September, 2020 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë, ku është hapur kantieri i Rindërtimit, fillimisht me infrastrukturën e re nëntokësore e rrugore dhe së shpejti me prishjen e të gjithë pallateve e godinave në zemrën e bashkisë, një hapësirë afro 10 hektarë, ku qendra e Vorës do të rilindë me standarde të reja e me një pamje krejt të re. “404 familjet që humbën apartamentet dhe shtëpitë natën e 26 nëntorit e sot vazhdojnë të jetojnë me qira të paguara nga qeveria deri në përfundim të rindërtimit, do të kthehen në një shtëpi më të bukur e më të fortë dhe në një lagje shumë herë më të bukur e më miqësore për të gjitha moshat”, tha Rama.

Rama tha se “këtu do të shembet një pjesë e madhe e këtyre pallateve dhe jemi në kushtet kur do të bëhet rrafsh”. “Ramë Geci është një nga ndërtuesit më punëtorë dhe më të shpejtë. Ky është thyesi i gjithë rekordeve të afateve dhe ajo që është me rëndësishmja nuk i bën shkel e shko por i bën tamam. Prandaj e kanë përjashtuar nga partia për ca kohë”, – tha Rama.

Ai tha se “qendra e Vorës ndryshon komplet dhe do të ketë edhe një sistem ujërash të zeza me një kolektor 960 metra”. Ndërkohë ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj theksoi se në Vorë jemi në fazën e punimeve të infrastrukturës për banesat kolektive. “Këtu në qytet kemi 404 apartamente që do të ndërtohen në banesa kolektive, të cilat fillojnë dhjetëditëshin e parë të tetorit dhe në pjesën tjetër të bashkisë kemi një numër të madh njësish individuale. Në Marikaj kemi edhe 102 apartamente të tjera që planifikohen po në fillim të tetorit. Bashkia e Vorës është nga më të dëmtuarat. Këtu ka avancuar puna me pastrimin e gjithë territorit dhe është bërë gati, dhe puna për infrastrukturën është në stad të avancuar”, – tha Ahmetaj.

Ai po ashtu tha se bashkia Vorë përfiton nga 3 paketat e arsimit, si nga ato me financim nga buxheti i shtetit dhe nga të dyja paketat e Komisionit Europian. “Prishjet kanë filluar, po mbaron Durrësi këto javë dhe menjëherë vijmë në Vorë”, tha Ahmetaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITË NË ATHINË MË 15 DHE 16 SHTATOR/ Zbulohet e vërteta e pse Rama do shkojë në Greqi
Previous article STUDIMI: Koronavirusi po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, ja më të rrezikuarit

s.autor

Postime të ngjashme

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

REFORMA TERRITORIALE/ Zbulohet propozimi i PS: Ja si do të shkrihen 15 bashki Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Zbulohet propozimi i PS: Ja si do të shkrihen 15 bashki

VENDIMET E QEVERISË/ Sala: Shqipëria do të ketë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve Politikë

VENDIMET E QEVERISË/ Sala: Shqipëria do të ketë për herë të parë Institutin Kombëtar të Tumoreve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT