Në vijim të punës hetimore për kapjen e personave në kërkim, Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 33 vjeç, banues në Sarandë
Ky shtetas, sipas policisë. ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 08.02.2019, ndodhur në Ksamil të Sarandës, ku S.I në bashkëpunim me shtetasin A.L (i arrestuar në flagrancë në kohën e ndodhjes së ngjarjes), kanë kanosur me armë zjarri dy shtetas të tjerë për motive të dobëta.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin penal nr.9, të datës 13.02.2019, ka caktuar masën e sigurisë Arrest në burgpër veprat penale Kanosja, Prishja e qetësisë publike ;Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.


