• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Kanosën me armë dhe dhunuan 28-vjeçarin në Bulqizë, shpallen në kërkim 3 autorët
Home
Aktualitet
Kronikë

Kanosën me armë dhe dhunuan 28-vjeçarin në Bulqizë, shpallen në kërkim 3 autorët

14 December, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Bulqizës ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 persona, pasi dyshohet se në rrugën nacionale Peshkopi-Bulqizë, në afërsi të një karburanti kanë kanosur me armë zjarri dhe kanë goditur me qytën e pistoletës A.Sh, 28 vjeç. Ky i fundit ka deklaruar se 3 personat e akuzojnë atë si personin që kryer ose ka shtyrë persona të tjerë për kryerjen e atentatit ndaj shtetasit F.T, ngjarje e ndodhur në datë 11 dhjetor në fshatin Peladhi.

Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :

F.T, 29 vjeç, banues në fshatin Vajkal Bulqizë , ( Person me rekorde kriminale).

A(I). D (T), 32 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë.

E.D, 20 vjeç, banues në fshatin Koçaj, Bulqizë.

Shpallja në kërkim e shtetasve të lartëpërmendur u bë pasi :

Me datë 13.12.2017, rreth orës 11.00, shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri- tjetrin në rrugën nacionale Peshkopi-Bulqizë, në afërsi të një karburanti, qyteti i Ri Bulqizë, dyshohet se kanë kanosur me armë dhe kanë goditur me qytë pistolete shtetasin A.Sh, 28 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë.

Shtetasi A.Sh, ka deklaruar se shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë akuzuar se është personi që ka kryer ose shtyrë persona të tjerë për kryerjen e atentatit ndaj shtetasit F.T, ndodhur në datë 11.12.2017 në fshatin Peladhi, Bulqizë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe po hetohet intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja”, “Plagosje e lehtë, kryer në bashkpunim, dhe “Vetgjyqësia”, parashikuar nga nenet 278/1, 84, 89-25 dhe 277 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve A(I). D (T), F.T, dhe vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit E.D.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bonucci 'drithëron' Milanin, mund të transferohet në Angli
Previous article E PLOTË/ Zbardhet pasuria e 7 kandidatëve për kryeprokuror të përkohshëm

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT