Duket se dy grupe të mëdha kriminale kanë vendosur të bëjnë paqe në Veri të Shqipërisë.
Lajmin e ka bërë të ditug gazetarja Klodiana Lala, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku bëri me dije se bëhet fjalë për dy personazhe mjaft të njohur.
Pa dhënë emra, Lala shkruan se pajtimi i tyre është bërë në kishë, me ndërmjetësimin e një politikani vendor.
“Dy personazhe te njohur ne veri ne vendit ne perplasje te forte prej kohesh me njeri-tjetrin kane vendosur te pajtohen.
Me ndermjetesine e nje politikani vendor dhe ne pranine e burrave te te dy fiseve kane shkuar ne Kishe.
Aty kane “firmos” paktin e pajtimit.
Me gjase sdo te kete me atentate me drone apo avione”, është shprehur Lala.
Kujtojmë se Veriu i vendit është përfshirë prej kohësh në një seri ngjarjes të rënda kriminale, ku kanë humbur jetën shumë persona.