• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KANDIDIMI I VELIAJ/ Spiropali: Puna e kryebashkiakut flet vetë. Nuk jam unë…
Home
Politikë

KANDIDIMI I VELIAJ/ Spiropali: Puna e kryebashkiakut flet vetë. Nuk jam unë…

29 January, 2019 F.autor Politikë

“Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erjon Veliaj kanë bërë një punë të lavdërueshme dhe të vlerësuar nga të gjithë, por kandidaturat do t’i zyrtarizojnë forumet e PS-së, si kryesia dhe kongresi i Partisë Socialiste, ku do të bëhen dhe publike”, deklaroi ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në “ABC News”.

Duke folur në lidhje me koordinimin e pushtetit qendror dhe atij vendor, Spiropali tha se socialistët kanë një harmoni mes këtyre pushteteve, duke theksuar se kjo forcë politike u ka ofruar bashkëpunim edhe bashkive të Shkodrës, Kukësit dhe Tropojës.

E pyetur për kandidimin e kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, Spiropali tha se “puna që ka bërë Erjoni në Tiranë fletë vetë dhe është e vlerësuar nga të gjithë”.

“Në momentin që ne do të bëjmë atë analizë dhe do shpallen kandidaturat, do bëhen publike. Nuk më takon mua të them se cili do jetë kandidati, por mund të them se puna e bashkisë së Tiranës dhe e kryetarit ka qenë e lavdërueshme”, – theksoi ajo.

Në vijim, Spiropali tha se për kandidaturat fjalën e fundit do ta thonë forumet e PS-së. Do kemi vendim zyrtar të kryesisë dhe të kongresit të Partisë Socialiste për kandidaturat.

E pyetur në lidhje me ato bashki që nuk do të ketë më rikandidime, Spiropali u shpreh se “kjo do të diskutohet në nivelin e Kryesisë së PS, por ne jemi duke punuar dhe kemi bërë disa dëgjesa lokale, kemi bërë llogaridhënie, njohim çdo problematikë të çdo zone dhe e kemi vizionin se çfarë duhet bërë në katër vitet e ardhshme për ta vazhduar procesin e zhvillimit urban dhe rural”, – theksoi Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INSPIRUAR NGA CIRKU I VITEVE 55/ Dior prezanton koleksionin e ri për 2019 dhe është një dashuri (FOTO)
Previous article MASHTRIMI I PAZAKONTË NË ELBASAN/ Merr leje për të ribërë çatinë, hedh themele për vilë brenda ...

F.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT