• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kancelarja Merkel mbështet sulmin në Siri: Paralajmërim për Asadin
Home
Nderkombetare

Kancelarja Merkel mbështet sulmin në Siri: Paralajmërim për Asadin

14 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklarohet ne mbeshtetje te SHBA dhe aleateve per sulmet ne Siri.

“Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë udhëhequr përgjegjësinë për sulmin si pjesë e rolit të tyre si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB”, tha Kancelarja gjermane.

“Ne mbështesim iniciativën e aleatëve tanë amerikanë, britanikë dhe francezë”, tha Angela Merkel.

Me këtë veprim, ajo në mënyrë efektive demonstron “dënimin ndërkombëtar kundër përdorimit të armëve kimike dhe paralajmëron qeverinë siriane kundër shkeljeve të mundshme në të ardhmen”. “Gjermania do të mbështesë të gjitha hapat diplomatikë në këtë drejtim”, raporton Panorama, referuar deklarates se Merkel.

***

Sulmet ajrore të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë u shoqëruan me një jehonë deklaratash të ndryshme. Ndërsa aleatët e Sirisë po protestojnë, NATO-ja, Turqia dhe Izraeli i përshëndetën sulmet.

Zypern Kampfjet nach Einsatz (picture-alliance/AP Photo/P. Karadjias)
Irani i kritikoi ashpër sulmet e SHBA-së, të Francës dhe të Britanisë së Madhe ndaj Sirisë. Ministria e Jashtme në Teheran i quajti ato shkelje të qartë të rregullave ndërkombëtare dhe të integritetit të Sirisë. Irani e dënon përdorimin e armëve kimike, thuhet në deklaratë, por kjo nuk duhet të merrej si justifikim për sulme ushtarake ndaj një shteti anëtar të OKB-së.

 

Edhe politikani rus Konstantin Kosatshov, ekspert për politikën e jashtme dhe kryetar i komisionit parlamentar rus për politikën e jashtme i tha agjencisë TASS se ky sulm përbën shkelje të jashtëzakonshme të së drejtës ndëkombëtare, sepse “është një sulm ndaj një shteti sovran, pa ndonjë shkak ligjor.”

Syrien Damaskus Proteste nach Militärschlag (Reuters/O. Sanadiki)Protesta në Damask pas sulmeve ushtarake ndaj Sirisë

Kryetari i komisionit parlamentar rus për mbrojtjen Aleksandër Sherin e krahasoi madje presidentin rus Donald Trump me diktatorin gjerman Adolf Hitler, duke thënë se nën drejtimin e SHBA-së fuqitë perëndrimore përdorën të njëjtën strategji si edhe Hitlerin me sulmin ndaj Bashkimit Sovjetik në vitin 1941.

NATO, Izraeli dhe Turqia në mbrojtje të sulmeve

Kurse NATO i mbështeti sulmet e përbashkëta të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë. “Përmes tyre zvogëlohet aftësia e regjimit për të vazhduar sulmin me armë kimike ndaj popullit sirian”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Përdorimi i supozuar i armëve kimike nga qeveria e sundtarit sirian Bashar al-Assad në Duma një javë më parë bërë të nevojshme për një përgjigje “kolektive dhe efektive” nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, deklaruan përfaqësuesit e NATO-s.

Edhe Izraeli dhe Turqia i përshëndetet sulmet përbashkëta të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë duke i konsideruar ato si përgjigje të duhur.

Syrien Damaskus Militärschlag (Imago/Xinhua/A. Safarjalani)Pamje nga sulmet ndaj Damaskut më 14.04.2018

Qeveria franceze kërkoi sërish që të respektohet armëpushimi dhe që organizatave humanitare t’u lejohet të hyjnë në vend për t’i ardhur në ndihmë popullsisë civile.

Sipas pikëpamjes së opozitës siriane, sulmi i koordinuar i fuqive perëndimore është gjithashtu një mesazh për Rusinë dhe Iranin. Sulmet treguan se fuqitë perëndimore mund të jenë aktive jashtë Kombeve të Bashkuara, tha zëdhënësi i koalicionit kombëtar sirian, Ahmed Ramadan, përfaqësues i koalicionit të opozitës me bazë në Stamboll. Sulmet janë një përgjigje ndaj vetos së Moskës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rusia dhe Irani janë aleatë të regjimit sirian në luftën civile.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD mbështet sulmin në Siri: Regjimi i Asadit nërmerr veprime ç'njerëzore kundra popullsisë
Previous article Sakrifica për dashurinë: Almeda Abazi e lodhur në aeroport teksa kthehet tek Tolgahan (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët Botë

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët

250-VJETORI I PAVARËSISË SË AMERIKËS/ Mbreti Charles: Britania dhe SHBA mbrojnë vlerat e përbashkëta Botë

250-VJETORI I PAVARËSISË SË AMERIKËS/ Mbreti Charles: Britania dhe SHBA mbrojnë vlerat e përbashkëta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT