• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KANABIS, DHUNË DHE VJEDHJE/ Arrestohen 11 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale
Home
Aktualitet
Kronikë

KANABIS, DHUNË DHE VJEDHJE/ Arrestohen 11 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale

30 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në prangat e strukturave të Policisë Tiranë, kanë rënë 11 persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin J. S., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. G., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
D. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
E. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë 1900 euro, një shtetasi;
E. D., 42 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. M., pasi gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit E. D., në ambientet e lokalit të shtetasit Sh. M., shërbimet e Policisë gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin B. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale ”Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
8-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Q. F., banues në Arrameras, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe ka kanosur me fjalë djalin e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
A. Q., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Durrës – Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka përplasur dhe është larguar nga vendi i aksidentit, motomjetin me drejtues shtetasin D. A., 38 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;
E. L., 43 vjeç dhe S. B., 61 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR TË DYTËN HERË/ Më 1 shtator, Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB
Previous article ALARMOHET E MITURA NË POGRADEC/ Ngre në këmbë policinë: Mamaja ime është zhdukur…

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT