Dy gjermanë janë nën hetime zyrtare në Francë pasi kanë sjellë fëmijët në një kamping “të paautorizuar”, i cili u përmbyt të enjten. Të dy, të cilët drejtojnë një fondacion bamirës gjerman, dyshohen se kanë shkaktuar dëmtime të paqëllimshme dhe kanë rrezikuar jetën e të tjerëve.
Më shumë se 100 fëmijë u evakuuan nga kampi në Saint-Julien-de-Peyrolas, në rajonin e Gardës jugore. Nëntë prej tyre u plagosën.
E ndërsa një mbikëqyrës gjerman ende mungon. I bllokuar nga një përrua që rrjedh shpejt, personi që besohet se ishte 70 vjeç, u strehua brenda rulotës të tij, por makina u rrëmbye nga rrjedha. Sipas policies rulota u gjend më vonë e zbrazur dhe e copëtuar.
Në tërësi, rreth 1,600 vetë, shumica e tyre kampistë, u evakuan pas përmbytjeve të mëdha në rajonin jugor të Ardeches.
Por çfarë dihet për gjermanët?
Të dy burrat, emrat e të cilëve nuk janë dhënë publikisht, janë president dhe zëvendëspresident i shoqatës Jugendförderung Saint-Antonius në qytetin verior të Leverkusen, raportojnë mediat franceze. Ata u mbajtën të premten me urdhër të zyrës së prokurorit publik në Nimes.
Ata gjithashtu janë nën hetim për “drejtimin e një kampingu të paautorizuar” në zonën e Saint-Julien-de-Peyrolas.
Po ashtu mund të akuzohen për vrasje, nëse personi 70 vjeçari i humbur gjerman konfirmohet i vdekur. Operacioni i kërkimit vijon akoma.
/AlpeNews.al