“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga sekuestrimi i një sasie heroine dhe kokaine në portin e Durrësit. Pas ngjarjes mësohet të jenë arrestuar të paktën tre persona .
Në trupin e të arrestuarve janë gjetur sasi heroine dhe kokaine. Droga e kapur në portin e Durrësit ishte e fshehur në një kamion. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se ende nuk dihet sasia e drogës dhe se pritet që policia të dalë me një deklaratë.