• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM TAKIM ME TË DASHURËN”/ Si i zbuloi policia vrasësit e Hekuran Billës, loja e nipit me makinat
Home
Breaking News

“KAM TAKIM ME TË DASHURËN”/ Si i zbuloi policia vrasësit e Hekuran Billës, loja e nipit me makinat

20 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Duke përdorur kartën e klientit korrekt, Sebastian Mali mbërriti në një pikë servisi në Laprakë, tre orë para vrasjes së Hekuran Billës. Nën justifikimin se kishte takim me të dashurën, ai kërkoi makinën e tyre.

Ai iu lut punonjësit të servisit që të parkonte makinën e tij “Smart” në servis dhe të merrte me vete një makinë “Nissan Micra” që më vonë shfaqet në një radhë kamerash sigurie teksa i paraprin makinës së vrasësve që mbrëmjen e 11 qershorit qëlloi me 19 plumba Billën.

Sipas prokurorisë kjo zbuloi skemën e përdorur nga vrasësit. Pikërisht me këtë “Nissan Micra” u shoqërua automjeti që më pas u gjet i djegur mbas krimit në fshatin Pezë. Sipas burimeve të sigurta të Top Channel, Sebastian Mali e mori mjetin 20 e 30 minuta të datës 11 qershor, me justifikimin se do të takonte të dashurën. Ai u rikthye në 23:00 për të marrë më pas makinën e tij që kishte parkuar në servis.

Për këtë nder ai i kishte qerasur punonjësit e servisit me një pije freskuese, por edhe makina “Smart” nuk ishte në pronë të të riut, ishte marrë me qira në Shkodër.

Hetimet zbuluan se Viktor Marku e mori me qira “Smart-in” më dy mijë lekë dita dhe pas krimit motra e tij u paraqit dhe pagoi detyrimin përkatës.

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se Viktor Marku ka dalë nga Shqipëria në datën 19 janar thonë burime të prokurorisë, që saktësojnë se pavarësisht kësaj alibie një dëshmitar në Shkodër i rrëfeu policisë se mjetin “Smart” ja kishte dhënë Viktor Markut, që është vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në Britaninë e Madhe.

Mbi këto dyshime të dielën do të dali përpara gjykatës, nipi i Viktor Markut, Sebastian Mali, i cili dyshohet për vrasje, ndërsa Daeti pritet të dali përpara gjykatës në fillim të javës.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article APEL QYTETARËVE/ Tritan Kalo: Mos dëgjoni përrallëzat se COVID-i është pjellë e betejës politike. FOTO të mushkërive të "shkatërruara" nga virusi
Previous article DOKUMENTI I CIA/ Amerikanët më 1978: Minoriteti grek në Shqipëri ka përfituar më tepër se meriton

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT