• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
APEL QYTETARËVE/ Tritan Kalo: Mos dëgjoni përrallëzat se COVID-i është pjellë e betejës politike. FOTO të mushkërive të “shkatërruara” nga virusi
Home
Sociale

APEL QYTETARËVE/ Tritan Kalo: Mos dëgjoni përrallëzat se COVID-i është pjellë e betejës politike. FOTO të mushkërive të “shkatërruara” nga virusi

20 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku Tritan Kalo ngre alarmin se nëse do të vijohet me këto ritme, e gjithë periudha që çdo qytetarë ka sakrifikuar duke qëndruar në shtëpi të mbyllur, shumë biznese që kanë ulur qepenin dhe karë regjistruar humbje, do të shkojë dëm!

Duke publikuar grafinë e një mushkërie, e cila nga COVID-i është shumë e dëmtuar, Kalo u drejtohet qytetarëve që të respektojnë masat, që të mos mendojnë se koronavirusi një pjellë e luftës politike globale, apo më tepër e betejës politike Rama-Basha, siç shumë qytetarë shprehen, e për pasojë neglizhojnë rrezikun që i kanosen.

Ky apel i mjekut, i cili është shndërruar në një nga figurat më domethënëse gjatë kësaj pandemie, vjen në një kohë kur vendit ynë po regjistron shifra shumë të larta gjatë 24 orëve (53 ditën e sotme) e ndërsa prej mëse një jave janë regjistruar çdo ditë nga një viktimë.

“Kohë kovidiane….. Kemi udhë ende të gjatë për të bërë në sfidën tonë të imponuar prej Sars-Cov2/Covid-19, ndaj përkujdesi kundrejt vetes dhe të tjerëve kurrë të mos nënvlerësohet…. Në fotot e mëposhtëme është përmbledhur ditë-puna e sotme, 20.06.2020…Nisja dhe kthimi në shtëpi me linjën e Unazës për Personelin Mjeksor…Vizita e mëngjesit në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, Covid-1, në QSUT “Nënën Tereza” me praninë e dy Luljetave të Turnit të parë në Pavjonin e parë Luljeta Ramaj dhe Lujeta Çakallozi, diskutimi i rasteve në dhomën e mjekëve si dhe pak momente pushimi me Prof. Dhimtër Krajën dhe Administratoren tonë të palodhur Silvana Saqellarin…lajtmotivi ynë i përditshëm mbetet puna, përkushtimi dhe profesionalizmi për të sëmurët me Sars-Cov2/Covid-19 dhe jo vetëm….Këto ditë po tregojnë se mjaft shpejt ne mundet të humbasim gjithshka që fituam, me shumë dhimbje e sakrifica në ato javë kuarantine….shkrehja e përkujdesit është e pajustifikueshme për të gjithë NE “il poppolo Albanese”, por kjo shkrehje është më e pajustifkueshme veçanërisht për personelin mjeksor…..Rreziku i infektimit për ta është shumë i lartë në mjediet e tyre të punës, por ato/ata mundet të bëhen njëkohësisht edhe burim infeksioni gjatë ushtrimit të detyrës së tyre fisnike… INFEKSIONI është dhe do të jetë i pranishëm ende për shumë kohë, ndaj mos dëgjoni “përrallëzat” se Sars-C-v2/Covid-19 është pjellë e luftës politike globale apo e betejës politike Rama-Basha….për pak sensibilizim shihni me shumë kujdes disa imazhe skanerike të të sëmurëve, që të bindeni se nuku bëhet shaka me këtë virus sëmundje-shkaktues si dhe jetë-marrës…..kurrë nuku është vonë për të nxënë nga ndonjë gabim i yni….E ritheksoj me shumë bindje se me mirëbesim, me mirëkuptim, me durim dhe me përkushtim, ne me siguri do ja dalim mbanë në sfidën tonë ndaj Sars-Cov2/Covid-19…. Fundjavë të paqtë miq e dashamirës kudo që JU frymoni në këto çaste, por vetëm e vetëm higjenikisht shëndetshëm si dhe me distancim fizik….Shqipëria e ka të domozdoshme secilin prej nesh!!!”, shkruan Kalo.

Grafitë e mushkërive të publikuara nga COVID-i
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK NË SHKODËR/ Humbet jetën motoristi 30 vjeç, u përplas me një automjet në Hot të Ri
Previous article "KAM TAKIM ME TË DASHURËN"/ Si i zbuloi policia vrasësit e Hekuran Billës, loja e nipit me makinat

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT