• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KAM RAPORTE TË…”/ E para shqiptare që zgjidhet në postin e zv/presidentes së Asamblesë së NATO-s, Kodheli tregon kush e uroi
Home
Politikë

“KAM RAPORTE TË…”/ E para shqiptare që zgjidhet në postin e zv/presidentes së Asamblesë së NATO-s, Kodheli tregon kush e uroi

28 November, 2020 F.autor Politikë

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tashmë ka marrë një detyrë të re, atë të zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e para shqiptare që zgjidhet në një post të tillë të rëndësishëm.

Përmes një lidhjeje skype ajo është bërë pjesë e emisionit ‘Kjo javë’ në ‘News24’ ndërsa tregoi impresionet e kësaj detyre të rëndësishme, si dhe faktin se kishte marrë urime si nga të majtët dhe të djathtët.

“Falënderoj ata që më propozuan dhe më zgjodhën. Ishte një surprizë dhe për mua. Diku në vitet 80-90 zonja Pelozi ka qenë nënkryetare e delegacionit amerikan dhe presidentit të Asamblesë. Ajo personalisht, i dërgoi një letër të vendeve anëtarë të NATO-s ku propozonte kolegun e saj. Është nder për mua dyfish, për këtë pozicion që një shqiptare mban. Asambleja e NATO-s është një parlament i madh që përbehet nga deputetë që janë pjesë e parlamentarëve, pjesë respektive e vendeve aleate. Nuk kisha ndonjë surprize të them të drejtën për urimet. Unë në përgjithësi kam raporte të mira humane me njerëzit e politikës, si majtas dhe djathtas. Ka disa njerëz me të cilët ndaj opinione dhe debatoj dhe kam kontakte më të shpeshta. Skam pasur surpriza. Pa fund njerëz më uruan djathtas. Njerëz që sot janë brenda në parlament dhe ata që janë jashtë. Njerëz të PD dhe shumë të tjerë.”, tha ajo.

Po ashtu ajo u ndal dhe tek perspektivat e Kosvoës për t’u bërë pjesë e NATO-s. “Kosova ka disa detyra të mira të përcaktuara. Hapat e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, drejt Forcës së Armatosur, janë të përcaktuara, të shkruajtura e zeza mbi të bardhë. Shqipëria ka qenë mbështetëse. Kjo shoqërohet dhe me zhvillimet politike në rajon dhe jo vetëm. Pengesa politike, mosnjohja nga disa vende dhe nga vende të NATO-s, nuk e thjeshton këtë proces. Por kjo nuk do të thotë që s’do të vijë dita që Kosova të jetë anëtare me të drejtat e plota në NATO.”, tha Kodheli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS/ Conte nuk i mban më nervat: Mezi presin të na hedhin baltë dhe...
Previous article 28 NËNTORI/ 108 vite nga shpallja e Pavarësisë

F.autor

Postime të ngjashme

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë Politikë

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë

KUVENDI JEP DRITËN JESHILE/ Klodiana Spahiu zgjidhet ministre e Shëndetësisë me 79 vota Breaking News

KUVENDI JEP DRITËN JESHILE/ Klodiana Spahiu zgjidhet ministre e Shëndetësisë me 79 vota

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT