• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM PARË TË VDESIN ME DHJETRA NJERËZ”/ Ish deputeti i PS tregon rrëfimin e vështirë të përballjes me COVID-19
Home
Sociale

“KAM PARË TË VDESIN ME DHJETRA NJERËZ”/ Ish deputeti i PS tregon rrëfimin e vështirë të përballjes me COVID-19

24 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Prej 10 muajsh po përballemi me armikun e padukshëm Covid -19, i cili ka lënë pas një numër të konsideruar me viktima dhe shumë të tjerë të prekur dhe që po luftojnë vazhdimisht për shëndetin e tyre.

Një përvojë të hidhur nga ky virus përgjatë muajve të verës (korrik-gusht) ka kaluar dhe ish-deputeti i PS, Fatmir Toçi, i cili gjatë asaj periudhe qëndroi 55 ditë në regjim shtrati nga të cilat 45 ditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ditë në të cilat humbi 20 kg.

70 % e mushkërive të tij u prekën nga koronavirusi. Mirëpo gjatë asaj periudhe të vështirë, ish deputeti Fatmir Toçi aq sa ka qenë i ndërgjegjshëm dhe i mundshëm për të shkruar ka mbajtur disa shënime, disa pika që në vijim të botonte një ditar.

“Ditari i përballjes me koronavirusin – 55 ditët e mia në luftë me armikun e panjohur”, mban titullin libri i tij.

Ish-deputeti rrëfeu sot në “Wake Up” betejën e vështirë dhe bëri një thirrje të rëndësishme e konkrete sensibilizimi për të respektuar masat për veten dhe të tjerët përballë këtij virusi vdekjeprurës.

“Kam parë të vdesin me dhjetëra njerëz, që nuk kanë mundur t’ia hedhin megjithë kujdesin e pazakontë, deri në çastet e fundit.

Je në një sallë me 10-12 shtretër ku ka një shërbim të pazakontë, ku do të thosha 12 të sëmurë ka 30 veta që janë personel. Imagjinoni çfarë shërbimi bëhet për të mbrojtur jetën.

Por, problemi i madh i shqiptarëve dhe i imi është se ne i drejtohemi mjekut dhe spitalit atëherë kur është shumë vonë, atëherë kur askush nuk ka çfarë të na bëjë më.

Duke parë gjithë këto skena, ku njerëzit ndërronin jetë, imagjinoni si i përjeton një njeri kur sheh 2-3 të pajetë.

Ky virus po ndryshon shoqërinë, po ndryshon gjithë botën mbarë, marrëdhëniet e të gjitha sferave, kontaktet po reduktohen, po ndryshon marrëdhëniet ekonomike”, tregoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË AKUZUAR PËR NJË SERI VJEDHJESH/ Policia greke publikon FOTOT dhe EMRAT e 3 shqiptarëve të arrestuar
Previous article "NUK JAM XHELOZE, SEPSE..."/ Disa ditë pas eleminimit, Vivien tregon përse e puthi Saimirin që në natën e parë

s.autor

Postime të ngjashme

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime Aktualitet

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë Aktualitet

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT