• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM KËRKUAR NDIHMË NË BASHKI, POR TË…” Nëna me tre jetimë: Nuk mund t’i ushqej më…
Home
Sociale

“KAM KËRKUAR NDIHMË NË BASHKI, POR TË…” Nëna me tre jetimë: Nuk mund t’i ushqej më…

26 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në familjen Mulellari nuk ka atmosferë festash, nuk ka drita, bredh e lodra. Ata e jetojnë çdo ditë me shpresën se e nesërmja do t’ua shuajë urinë.

Zhani Mulellari, nga Bëçishti i Tepelenës, jeton mes urisë, sëmundjes dhe braktisjes së shtetit. Ajo është vetëm 32 vjeçe, edhe pse pamja e tregon shumë më të madhe. Prej disa vitesh vuan nga diabeti, por së fundmi mjekët i kanë thënë se dyshojnë dhe për tumor.

Familja Mulellari-Zhani (3)

“Mjekët e Gjirokastrës u treguan shumë të mirë. Më bën të gjitha analizat, skanerin madje e pagoi vetë mjeku. U kujdesën për mua, nuk kam ç’të them, por më thanë që duhet të shkoj patjetër në Tiranë se dyshojnë për sëmundje të keqe. Por unë nuk kam, me se të shkoj”, shprehet e përlotur 32- vjeçarja. Historia e trishtë e kësaj familjeje nisi katër vite më parë kur bashkëshorti i saj u nda nga jeta në moshë fare të re, edhe ai nga sëmundje e pashërueshme. Ndodhur pa asnjë të ardhur, asnjë pasuri, ajo bashkë me fëmijët u shpërngulën në familjen e prindërve të saj. Por sot endet në dyert e Bashkisë së Tepelenës.

“Vij këtu përditë. Kërkoj ndonjë ndihmë nga bashkia, kam fëmijët pa bukë. Kryetari i bashkisë, Tërmeti, më dha fjalën që do më ndihmonte. I tha atij të ndihmës ekonomike që të më shkruante emrin, por ai më përcolli te një zyrë tjetër. Të gjithë më përcjellin. Më thonë që nuk përfiton se burri ka punuar në të zezë. Ku të shkoj unë? Me se t’i ushqej fëmijët? Punë nuk ka për mua. Jam e sëmurë, asnjë nuk më merr në punë”, tregon mes lotësh nëna e tre fëmijëve. Bashkë me tre fëmijët, 9, 7 dhe 4 vjeç, jeton një dhomë mes baltës, ku të mbyt lagështia e ku orenditë e vetme janë dy divane të vjetër, një dollap e një sobë e vjetruar druri.

Në kanatën që zëvendëson dollapin e bukës ka vetëm dy grushte trahana. “Ja kaq kam në dollap. Vetëm trahana. Edhe këtë ma kanë dhënë. Të vërë dorën në zemër për mua e fëmijët e mi kush ka mundësi të më ndihmojë. Ku do t’i lë këta fëmijë, që as sot nuk mundem t’i ushqej tamam? Jam në mes të katër rrugëve”, apelon dhimbshëm Zhani. Gjyshja e moshuar është e vetmja shpresë për vajzën e vetme dhe nipërit e mbesën e saj.

“Unë kam vetëm një pension fshati, 50 mijë lekë të vjetë. Ato lekë që marr, blejmë një thes miell”, tregon nëna e 32-vjeçares. Historia e Zhanit dhe fëmijëve të saj bëhet akoma më e dhimbshme kur dëgjon nga e ëma debatet familjare dhe kërkesat e dy vëllezërve të saj për ta nxjerrë nga dhoma ku jeton. Të gjithë duan pronësinë e asaj dhome mes baltës, ku fusin kokën tre fëmijët e uritur dhe e ëma e tyre e mposhtur nga vuajtjet, uria dhe sëmundjet.

Festat e fundvitit janë një ëndërr e huaj për këtë familje që jeton mes skamjes migjeniane. Po vogëlushët e vegjël kanë ëndrra si çdo fëmijë, ëndërrojnë babagjyshin me dhurata, duan makina, lodra, ndërsa djali i madh ka vetëm një dëshirë: Të ketë një shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIE AKUZA E PD/ Asnjë leje nuk është dhënë nga Bashkia në Lanë: Projekti...
Previous article Juventusi në epërsi, falë autogolit qesharak të mbrojtësit shqiptar (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT