Prej disa ditësh në Shqipëri është krijuar një debat rreth dypunësimeve, ku në qendër kanë qenë disa gazetare të njohura.
Mirëpo, ditën e sotme pjesë e tij është bërë edhe një tjetër gazetare, siç është Zefina Hasani.
Ajo ka treguar përmes një statusi në ‘Facebook’, se gjatë tetë vitesh për nevoja ekonomike bënte disa punë njëkohësisht si Këshilltare për Median në Ministrinë e Integrimit e Kryeministri, kryeredaktore e suplementit “Koha jonë” apo kryeredaktore e revistes “One”.
Hasani ka theksuar se do vazhdoj ta bëjë këtë gjë, për sa kohë ia lejojnë marrëdhëniet etiko-morale, profesionale dhe pasioni.
‘Në kohët kur punoja si Këshilltare për Median në Ministrinë e Integrimit e Kryeministri isha edhe kryeredaktore e suplementit “Koha jonë”, e më pas kryeredaktore e revistes “One” e ndërkaq bëja çdo vit skenarin e bashkëautorësinë në spektaklit “Dancing with the stars” në Vizion Plus, skenarin e Festivalit në RTSH (pupu sa shumë). Ndërmjet këtyre, në të rrallë, bëja dhe PR për ndonjë projekt artistik. Ehh bëhet fjalë për afro 8 vjet më parë kur kisha shumë më shumë energji. Por me sa e njoh veten s’kam për të reshtur së bëri punë paralele, për aq kohë sa do të ma lejojnë mardhëniet etiko- morale e profesionale, pasioni për të bërë gjërat që dua e di të bëj e sigurisht për aq kohë sa do ma kërkojnë dhe nevojat ekonomike’, shkruan gazetarja.