• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Vetë-karantinohen tre zyrtarë të lartë amerikanë, patën kontakte me persona të infektuar
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Vetë-karantinohen tre zyrtarë të lartë amerikanë, patën kontakte me persona të infektuar

10 May, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Tre zyrtarë kryesorë amerikanë që drejtojnë përpjekjet e qeverisë kundër koronavirusit ndodhen në vetë-karantinim pasi kanë qenë në kontakt me persona të infektuar pozitivisht me COVID-19.

Sipas njoftimeve zyrtare dhe atyre të mediave, Anthony Fauci, anëtar i rëndësishëm i grupit të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, konsiderohet relativisht pak i rrezikuar, bazuar në shkallën e ekspozimit të tij. 79-vjeçari Fauci është testuar negativisht për COVID-19 dhe do të vazhdojë të testohet rregullisht, thanë zyrtarët, raporton Zëri i Amerikës.

Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 68 vjeçari Robert Redfield “do të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme” pas një ekspozimi me rrezikshmëri të ulët të mërkurën ndaj një personi në Shtëpinë e Bardhë të testuar pozitivisht, njoftoi gazeta Washington Post duke cituar një zëdhënës.

Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn, i cili është 60 vjeç, po ashtu ndodhet në vetë-karantinë për disa javë pasi ka qenë në kontakt me dikë që ishte testuar pozitiv për COVID-19. Të tre zyrtarët janë planifikuar të dëshmojnë të martën para një komisioni të Senatit, i cili po shqyrton masat e qeverisë për rihapjen e bizneseve.

Në Shtetet e Bashkuara, tetë nga çdo 10 të vdekur me COVID-19 kanë qenë persona 65-vjeç e sipër. Të premten, Katie Miller, sekretare shtypi e nënpresidentit Mike Pence dhe gruaja e njërit prej këshilltarëve të Presidentit Trump, testoi pozitive, duke ngritur alarmin se virusi mund të ishte përhapur brenda rrethit më të ngushtë të Shtëpisë së Bardhë. Numri i të konfirmuarve me COVID-19 në SHBA është mbi 1,3 milion ndërsa i të vdekurve mbi 78,600

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM BËRË DISA PUNË NJËHERËSH"/ Gazetarja e njohur përfshihet në debatin e dypunësimeve
Previous article COVID-19/ Boris Jonson: Mund të hapim shkollat më 1 qershor, së shpejti udhëzime për hapjen e dyqaneve

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT