• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM ARDHUR E SAKATUAR”/ Historia e TRISHTË e gruas që dhunohet prej 18 vitesh nga burri (VIDEO)
Home
Sociale

“KAM ARDHUR E SAKATUAR”/ Historia e TRISHTË e gruas që dhunohet prej 18 vitesh nga burri (VIDEO)

20 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Lindita Boraku, nga Kurbneshi i Mirditës, tregon nga spitali për emisionin “Stop” sesi u dhunua nga bashkëshorti, Arben Boraku, dhunë pas së cilës, përfundoi e shtruar në spitalin e Mirditës dhe nën kujdesin e mjekëve. Me lot në sy ajo kërkon mbrojtje, pasi ka frikë, se pre e dhunës, mund të bien edhe 4 fëmijët e saj. Dhuna ndaj Linditës është përsëritur disa herë, por bashkëshorti i saj endet i lirë.

Në datën 11 Tetor të vitit 2018 është dhunuar nga bashkëshorti i saj Lindita Boraku. Në datën 12 ajo ka denoncuar nëpërmjet telefonit në komisariatin e Mirditës dhe më pas është shoqëruar nga komisariati dhe prej 5 ditësh është në kujdesin shëndetësor të këtij spitali.

Lindita Boraku: Prej 18 vitesh kam pasur vetëm dhunë nga bashkëshorti. Si unë dhe fëmijët e mi, por ngjarja e fundit ndodhi ditën e diel, për një qese hurmash më rrahu. Më godit në kokë në qafë, më ka hedhur në tokë. Pastaj kam njoftuar policinë. Por edhe kjo e fundit në vend që ta kapte më ka ardhur burri atje, kam ikur dhe jam fshehur në pyll si kriminele. Kam vajzat, djalin 5 vjeç, kush do të kujdeset për ata. Kam tre vajza dhe një djalë. Ai me ka goditur me vegla me çfarë të ketë në dorë , tërheq zvarrë fëmijët. Para 7 vitesh e kam denoncuar, pasi ka dashur të më vrasë me armë. Ai doli pas 3 ditësh, erdhi duke mu lutur. Pa bërë muajin donte të më therte me thikë. Fal njëherë, fal dy, tre herë. Nuk mundem më… Kërkoj ndihme nga shteti. Dua ti kem mirë fëmijët…të më ruajnë fëmijët.

Gazetarja: Kërkoni arrestimin e bashkëshortit tuaj?

Lindita Boraku: Po nëse ai ka kryer krim… A është krim të tentosh të vrasësh gruan dhe të mbysësh fëmijët? Drejtësia të bëjë të vetën. Unë kam ardhur e sakatuar këtu. Të gjithë më kanë parë si kam ardhur unë këtu…

Më pas gazetarja takoi doktorin.

Mjeku: Të sëmurën institucioni jonë e ka marrë në shtëpi.

Gazetarja: E keni marrë në Kurbnesh?

Mjeku: Po patjetër!

Gazetarja: Ishte keq?

Mjeku: Shiko tani! Keq e mirë, është dhe anë psikologjike.  Ajo është godit në kokë, si mund t’i them unë, shko në shtëpi?!

Mjeku: Po sikur të bëjë ndonjë hematomë? Do ta observojmë, do ta mbajmë! Ca gjëra mund të mos i bëjmë të gjitha, për momentin e kemi mbajt këtu ku jemi, në observacion, në ndjekje.

Gazetarja: Kemi ardhur për rastin e Lindita Borakut. E vetmja gjë, që dua, është të di, nëse ka kërkuar një ekspertizë mjeko-ligjore policia dhe sa ka qenë dëmi i shkaktuar te zonja për shkak të dhunës?

Mjeku: Po! Patjetër, ekspertiza mjeko ligjore, ja ku është këtu! Konkluzioni nuk është akoma, se kjo është akoma në spital, vazhdon mjekimin në spital dhe është një kufizim aty mbi 9 ditë. Kjo është ajo, që ka ngel pa u shënuar aty. Duhet të mjekohet, sepse unë jam eksperti mjeko-ligjor, nuk jam kirurg.

Mjeku: Unë hap kartelën, shof të sëmurin. Biles sot e kam parë edhe ky është kufizimi tani, se ndryshojnë ligjet.

Gazetarja: Ka tjetër procedim penal për dëmtime mbi 9 ditë…

Mjeku: Kufiri 9-ditëshi është.

Gazetarja: Bën një javë ditën e diel, nëqoftëse rri 7 ditë në observim, dëmtimi është më shumë se 9 ditë, apo jo?

Mjeku: Po, po kështu shkon, dëmtime më shumë se 9 ditë.

Vetëm disa ditë pas ngjarjes në Kurbnesh ku Lindita Boraku u dhunua nga bashkëshorti i saj Alban Boraku dhe që shtetësja Lindita pretendon që Komisariati i Mirditës ka lajmëruar më parë bashkëshortin duke vënë në rrezik jetën e saj, Drejtoria Vendore e Policisë së Lezhës ka dalë në një deklaratë për emisionin Stop” ku shprehet se shtetasi Alban Boraku është shpallur në kërkim në datën 12.11.2018 dhe do të përgjigjet për veprat penale që ka kryer në momentin që do të kapet.

Në seancë Lindita arriti të marrë urdhrin e mbrojtjes për 12 muaj, ndërsa bashkëshorti, Arbeni u shpall në kërkim policor.

Ndryshimi i urdhrit të mbrojtjes për Lindita Borakun dhe fëmijët, Fabiana, Alesia, Kejsi dhe Eridon Boraku. Paditësja dhe 4 fëmijët gjatë kësaj periudhe dot jetojnë tek prindërit të paditëses. Urdhërohet që i padituri të paguajë një pension ushqimor prej 20 mijë Lekë në muaj. Urdhërohet që i padituri të mos i afrohet paditëses, të mos i afrohet shtëpisë, të mos takojë fëmijët pa autorizimin e gjykatës dhe pa praninë e një, psikologu dhe punonjësi social. Urdhërohet Drejtoria Arsimore Lezhë dhe Zyra Arsimore Mirditë që të marri masa për shpërnguljen e fëmijëve në mënyrë që të jetojnë në Lezhë. Urdhërohet Komisariati i Policisë Lezhë, Mirditë, Bashkia Mirditë dhe Lezhë dhe zyra e Përmbarimit në Lezhë për ekzekutimin e këtij vendimi.

Më pas gazetarja e emisionit “Stop” shkoi së bashku me Linditën tek Zyra Përmbarimore ku e vunë në dijeni si dhe bënë kërkesë për ekzekutimin e vendimit të Gjyaktës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article David Guetta dhe J Balvin publikojnë këngën e re/ Vëmendjen e rrëmben Bebe Rexha (VIDEO)
Previous article MBRËMJA GALA NË VATIKAN/ Shihni artistët që morën pjesë dhe çfarë veshën: Nga Dua tek Loriku (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX Aktualitet

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Gjykata Speciale dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin Breaking News

SHPALLET FAJTOR PËR KRIME LUFTE/ Gjykata Speciale dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin

HAGA E SHPALL FAJTOR PËR KRIME LUFTE JAKUP KRASNIQIN/ Dënohet me 25 vjet burgim! Shpallet i pafajshëm për krime kundër njerëzimit Breaking News

HAGA E SHPALL FAJTOR PËR KRIME LUFTE JAKUP KRASNIQIN/ Dënohet me 25 vjet burgim! Shpallet i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT