• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM ALERGJI NGA…”/ Justifikimet e të arrestuarve VIP për të dalë nga burgu, si u “SËMURËN” zyrtarët sapo hynë në qeli
Home
Breaking News

“KAM ALERGJI NGA…”/ Justifikimet e të arrestuarve VIP për të dalë nga burgu, si u “SËMURËN” zyrtarët sapo hynë në qeli

22 July, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga Adriatik Doçi

Që në shkurt të këtij viti, SPAK ka nisur goditjen e zyrtarëve të nivelit të mesëm dhe të lartë, të përfshirë në praktika korruptive, duke lëkundur për herë të parë ‘kështjellën e pandëshkueshmërisë’ në Shqipëri, shembja e të cilës është edhe kushti kryesor për avancimin e vendit në rrugën e integrimit. Nëse më parë, kryetarë bashkish, deputetë dhe drejtorë të fuqishëm, linin qelitë vetëm disa ditë pas arrestimit, duke marrë më pas njëri pas tjetrit pafajësinë nga gjyqtarë pa Veting, tashmë kësaj ‘tradite’ duket se i ka ardhur fundi.

Shumica e të arrestuarve me kërkesë të SPAK vijojnë të presin në burg përballjen me Gjykatën Speciale për dosjet e tyre. Megjithatë, njerëzit e drejtësisë, ish-kryebashkiakët dhe ish-drejtorët e arrestuar nga operacionet e SPAK-ut ka paraqitur në gjykatë pretendime nga më të larmishmet, për të mbështetur kërkesat e tyre për të dalë nga burgu.

Të arrestuarit ankohen se mbyllja në qeli i ka stresuar, se janë alergjikë, kanë probleme me tëmthin, apendicitin, diabetin, zemrën, tension etj., se kanë lënë të afërmit vetëm, se kanë kredi për të shlyer, se kanë gëzime familjare etj. Nuk kanë munguar edhe rastet e shpërthimit në të qara para gjykatës. Ish kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i arrestuar dy javë më parë për shpërdorim detyre, kërkon të lërë qelinë, duke pretenduar se është alergjik ndaj ushqimeve dhe se sipas mjekut nuk duhet të qëndrojë në ambiente të mbyllura. Në kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë Tushe thotë gjithashtu se vuan nga zemra, diabeti, gurët në tëmth, ka kolesterolin e lartë etj. Gjykata, megjithatë, ka refuzuar kërkesën.

Ish-drejtoresha e Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e arrestuar bashkë me 8 zyrtarë të tjerë për tenderin abuziv për uniformat e policisë me vlerë 27 milionë USD, ka paraqitur përmes avokatit të saj një sërë pretendimesh për të dalë nga qelia. “Ka mamanë e sëmurë me sëmundje të zemrës, diabet dhe me tension. Edlira Naqellari jeton me motrën që është kryetare gjykate, sapo ka lindur dhe ka nevojë për ndihmë. E hetuara sapo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ka probleme me tëmthin, apendicitin, ndaj edhe qëndrimi i mëtejshëm në paraburgim do të rrezikonte shëndetin e saj”, ka pohuar përfaqësuesi i tij në gjykatë.

Naqellari ka pohuar se vendimi për arrestimin e saj e ka rënduar edhe nga ana psikologjike. “…me vendimin tuaj për arrestin me burg, nuk ka shqetësuar vetëm mua, nuk ka cenuar vetëm shëndetin apo gjendjen time psikologjike, por edhe atë të familjes time”, ka pohuar ish-drejtoresha.  Ndërkaq, Klevis Hasani, pjesë e grupit të arrestuar për tenderin e uniformave, ka kërkuar që ta lironin pasi ka marrë një kredi dhe se ishte bërë me djalë. Ndërsa anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ani Omuri, ka pohuar se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe se arresti me burg i ka sjellë ngarkesë fizike dhe psikologjike.

Ish-gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e arrestuar që në shkurt të këtij viti për lirimin nga burgu të varësve në këmbim të parave, ka paraqitu 7 kërkesa deri më sot për të lënë qelinë. Enkelejda Hoxha ka kërkuar për herë të shtatë të lirohet me argumentin se nuk ka se kush të përkujdeset për fëmijët e saj të mitur dhe se vajza e vogël, pas arrestimit të saj, ka rezultuar se ka probleme të theksuara psikologjike. Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar të ndryshojë masën e sigurisë.

Edhe kryeprokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, tre javë pas arrestimit për korrupsion, ka kërkuar të dalë nga qelia me pretendimin se nuk paraqet rrezikshmëri dhe se nuk dëmton provat. Kërkesa e tij është rrëzuar nga Gjykata Speciale. Ndërkaq, Prokurori i Sarandës Sali Hasa, i arrestuar nga SPAK për korrupsion, kur doli para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, shpërtheu në të qara. Megjithatë, lotët e derdhur para gjykatës nuk e shpëtuan nga masa ‘arrest me burg’./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Juventus rikthen “hajmalinë” me 10 trofe të fituar. Fanelat e reja pa liderin
Previous article DO E ADHURONI! Ky është modeli më "IN" i flokëve që po fikson vajzat VIP këtë verë

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT