• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KAM 30 VITE QË E MBAJ NË…”/ Personi që publikoi bisedën misterioze mes Ramës, Berishës dhe Hajdarit: Si u arrit të bëhej regjistrimi
Home
Politikë

“KAM 30 VITE QË E MBAJ NË…”/ Personi që publikoi bisedën misterioze mes Ramës, Berishës dhe Hajdarit: Si u arrit të bëhej regjistrimi

5 January, 2023 F.autor Politikë

Artan Kërluku është personi që mbajti me vite audioregjistrimin e rrallë të takimit mes Azem Hajdarit, Sali Berishës, Edi Ramës dhe Sali Shijakut në 4 Janar të vitit 1991.

kerluku

Kërluku shprehet për emisionin “Opinion” në Tv Klan se ai e posedon prej thuajse 30 vitesh këtë kasetë në shtëpinë e tij dhe arriti ta kthente në formatin digjital në mënyrë që të mos dëmtohej përmbajtja.

Ky takim u zhvillua në studion e piktorit të quajtur Ramadan Karanxha, i cili sipas Kërlukut regjistronte asokohe njerëz të ndryshëm në sallonin e tij artistik për t’i fiksuar si moment të jetës.

Pyetje: Në çfarë rrethanash ratë në kontakt me këtë kasetë?

Artan Kërluku: Unë kam gati 30 vjet që e kam në shtëpi këtë regjistrim, është pjesë e shumë regjistrimeve të tjera, orë e orë që janë bërë në studion e Ramadan Karanxhës. Meqënëse në disa prej tyre, mos të them të gjitha, ishte normale që një kopje të kasetave ta kisha dhe unë. Më vonë pastaj, pas shumë vitesh u bë e mundur, konvertova nga format analogjik në format digjital në mënyrë që të evitoja prishjen e mëtejshme të këtyre kasetave.

Pyetje: Cila ishte lidhja e Ramadan Karanxhës me personazhet që gjendeshin në kasetë?

Artan Kërluku: Studio e Ramadan Karanxhës që ndodhej në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” me rrugën “Fortuzi” ishte një pikë takimi artistësh, më shumë si një sallon artistik ku vinin muzikantë, piktorë, shkrimtarë etj etj. Unë kam pasur fatin e madh për një 20 vjeçar siç isha unë atëherë, të takoja shumë njerëz të shquar. Nga Dritëroi i madh tek ajka e piktorëve të asaj kohe, Sali Shijaku, Zef Shoshi etj etj. Por edhe studentë të cilët më vonë u bënë të njohur si Edi Rama apo Ornela Vorpsi.

Dy nga pjesëmarrësit në këtë takim, Edi Rama dhe Sali Shijaku ishin frekuentues të këtij salloni.Dhe me shumë mundësi njëri prej tyre ishte ideator i mbledhjes në studion e Karanxhës.

Pyetje: Si është bërë e mundur që të regjistrohej kjo bisedë në fillim të vitit 1991?

Artan Kërluku: Karanxha ishte një personazh atipik për atë kohë. Kishte një entuziazëm prej adoleshenti, këtë regjistrator sapo e kishte marrë, nuk kishte shumë kohë. Argëtohej duke regjistruar njerëz të ndryshëm për të fiksuar momente të jetës, tek e fundit siç bëjmë ne tani duke mbushur hard-disqet e celularët me foto e video. Regjistronte pafundësisht, miqtë, të afërmit dhe besoj ka qenë e natyrshme regjistrimi i këtyre protagonistëve të këtij takimi në vazhdën e regjistrimeve të tjera, aq më tepër mendoj unë duke parandjerë rëndësinë e këtij takimi./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article URDHËRUESI NË PRANGA/ 44-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Papa arrin t’i shpëtojë policisë? Dyshohet se…
Previous article “NESE TOLERANCËN E MARRIN PER FRIKË…”/ Biseda e pa publikuar mes Ramës, Berishës dhe Hajdarit më 1991: Bravo…O profesor ata janë të pacipë

F.autor

Postime të ngjashme

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi... Politikë

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi...

LIGJI PËR ZONAT E MBROJTURA/ Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE Politikë

LIGJI PËR ZONAT E MBROJTURA/ Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE

PS MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR/ Rama: Mishërojnë reflektimin tim për bulevardin e flamingove, kthesë për mandatin e katërt Breaking News

PS MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR/ Rama: Mishërojnë reflektimin tim për bulevardin e flamingove, kthesë për mandatin e katërt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT