Gjakmarrja është plage e hidhur e së kaluarës së shqiptarëve. E mbajtur nën fre me dhune gjate viteve të diktaturës komuniste (1946-1990) ajo shpërtheu pa rregulla pas hyrjes së demokracisë në vitet ’90. Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua me një praktikë mohuese te rregullave themeltare të saj të kodifikuara në kanunin shqiptar. Si rrjedhim, i vetmi rregull që respektohet është marrja e gjakut.
Vrasja mafioze e Arben Bilalit në Tiranë dy ditë ka kthyer në skenë historinë disa vjeçare të hasmërisë mes fiseve në Shqipëri.
Se kush janë ato tanimë dihen, pasi prej vite kanë mbajtur nën terror vendin vrasje pas vrasje, atentat pas atentati e plumb pas plumbi.
AlpeNews.al risjell disa historitë e fiseve, bandave dhe zanafillën e hasmërisë midis tyre.
Mamurras, zinxhiri i vrasjeve i hasmërisë Llanaj-Shkreta mori jetë edhe sot
Sot u gjend i vdekur në kanal, Dedë Shkreta.
Ermal Shkreta, djali i Ded Shkretës thotë se i ati i tij është vrarë. Familja e Shkretës ishte në hasmësi me familjen Llanaj gjithashtu në Mamurras, çka sipas tij shton dyshimet se krimi mund të jetë kryer për gjakmarrje. Disa vite më parë dy prej familjarëve të xhaxhait të Ded Shkretës, Alban dhe Altin Shkreta hapin zjarr ndaj Muharrem Llanajt, ku i vdekur mbeti nipi i tij i mitur, Endri Llanaj, 9 vjeç, djali i Jetmir Llanajt. Kjo ngjarje e regjistruar në qershor 2012, futi në gjak dy familjet. Altin Shkreta u dënua me 25 vite burg, ndërsa Alban Shkreta me burgim të përjetshëm. Jetmir Llanaj u betua mbi varrin e të birit se do hakmerrej.
Dhe hakmarrja nuk vonon pasi në nëntor të 2012-ës, iu bëhet atentat me armë zjarri dy vëllezërve Shkreta, Arjan (Gentian) Shkreta, Ledi (Emanuel) Shkreta. I pari humbi jetën në vend, ndërsa i dyti mbeti i plagosur rëndë. Si autorë u identifikuan dhe më pas arrestuan Jetmir Llanaj dhe vëllai i tij, Muharrem Llanaj, të cilët u dënuan me nga 25 vite burg.
Tre fise në Tiranë, Xhabafti-Ymeri-Bilali
Prokuroria ka dyshime të forta se 3 vëllezërit Bilali, janë viktima të një zinxhiri vrasjesh të nisura 27 vite më parë për shkak të një borxhi. Siç thuhet në raportin e referuar në polici vrasjet kanë nisur në vitin 1992 mes familjes Xhabafti dhe një familjeje tjetër Ymeri, të dyja këto me vikima.
Më pas në lojë është futur dhe familja Bilali. Këta të fundit sipas informacioneve të referuara, dyshohet se kanë mbështetur gjatë këtij konflikti mes dy fiseve, familjen Ymeri. Sipas dyshimeve ende të paprovuara të policisë u vranë brenda një dekade dy vëllezërit Bujar dhe Leonard Bilali dhe së fundmi Arben Bilali.
Fejesa e prishur: Si nisi “lufta” mes fiseve Aluku e Xhaferri në Tiranë
Në 2016 67-vjeçari, Skënder Aluku është vrarë me armë nga fqinji i tij, Bujar Xhaferri.
Djali i viktimës Skënder Aluku i kishte vrarë vëllain autorit Bujar Xhaferri. Lutfi Xhaferri, 59 vjeç, u vra më 17 maj të vitit të kaluar ndërkohë që bashkëshortja e tij, Naime Xhaferri, 55 vjeç, mbeti e plagosur.
Për vrasjen e 59-vjeçarit u akuzuar 39-vjeçari, Altin Aluku, i cili ka qenë i fejuar me vajzën e viktimës, ndërkohë që prindërit dyshohet që të kenë ndikuar, që ajo të ndahej prej tij për t’u fejuar me një person tjetër, për t’u larguar më pas në Itali.
Në derë të shtëpisë së Xhaferrit, ish-dhëndri, sipas dëshmitarëve ka debatuar fillimisht me të, duke i kërkuar llogari, e më pas ka qëlluar në drejtim të çiftit me armë zjarri, duke vrarë 59-vjeçarin e duke plagosur në dorë bashkëshorten e tij.
Dy bandat e Elbasanit, Çapja dhe Çela
Historia e ka zanafillen kur kanë hyrë lojërat e fatit në Shqipëri. Sokol Çapja i cili futi një numër të konsiderueshëm makinetash, kompjutera ku luhen lojëra fati, duke qenë se po futej një operator tjetër në treg një italian, i hyri frika sepse ky duke qenë se i kishte të jashtëligjshme dhe kishte shpërndarë shumë makineta në Elbasan. Ndërsa Italiani ia kishte lënë në administrim Rezart Çela. Sokol Çapja donte që të merrte në kontroll makinetet që la italiani pasi ai u largua. Këtu nis dhe përplasja mes Rezart Çelës dhe Sokol Çapjas.
Ky tani që të marrë në kontroll biznesin e lojërave të fatit pajton tre vrasës me pagesë. Njëri nga ata është i identifikuar shumë i rrezikshëm.
Këta persona janë: Gentian Sheme, Gentian Beqiri dhe Armand Hasani. Sheme ka qenë një nga vrasësit me të rrezikshëm në Elbasan. Këta do të vrisnin Rezart Çelën. Me vrasjen e Çelës, Sokol Çapja merr kontrollin e dhe biznesin e lojërave të fatit.
Por Sokol Çapja nuk i pagoi me ps vrasesit. Nga ky moment nis dhe hakmarrja e vrasesve me fisin Çapja. Nga këtë të tre sot dy janë vrarë. Përveçse janë vrarë vetë atyre u janë vrarë dhe vëllezër.
Vlorë, Llanaj dhe Xhaferri prej 1998 në hasmëri
Në vitin 1998, në selenicë të vlorës është vrarë shtetasi gjysh Xhaferri, babai i viktimës, Nure xhaferri dhe i Sako Xhaferrit, i arrestuar për vrasjen e Baftjar Llanajt.
Më 14 qershor të vitit 2011, Baftjar Llanaj, 60 vjeç, është vrarë me armë zjarri në rrugën për në selenicë. I dyshuar për këtë vrasje është Sako Xhaferri, i cili është arrestuar.
Më 26 shtator 2011, familja Llanaj tentoi të marrë hak dhe të vriste djalin e viktimës së ‘98-s. Ai arriti t’i shpëtojë pritës, ndërsa gjykata la me “detyrim paraqitjeje” të dyshuarit.
Më 17 Janar 2012, u vra me breshëri automatike shtetasi Nure Xhaferri, 52 vjeç.
Tropojë, hakmarrja e përgjakshme e tre fiseve
Motra e Haklajve, ose siç është quajtur tashmë “Shota” Zylfie Haklaj, në vitin 2002, ka vrarë me armë zjarri kallashnikov në një kafe në hotel “Shkëlzeni” në qytetin “Bajram Curri” Rasim Lumneshin e Ilir Gosturanin. Kjo vrasje e cila bëri bujë të madhe në të gjithë Malësinë e Gjakovës, u motivua si hakmarrje e motrës për vëllezërit e vrarë. “Shota” Zylfie Haklaj është betuar për të realizuar vrasje të tjera, në shenjë hakmarrjeje ndaj vëllezërve të vrarë. Seria e vrasjeve në Tropojë, ende nuk është ndalur, ku si pasojë e përplasjeve në mes të fiseve Hoxha, Demaj e Haklaj, kanë mbetur të vrarë tre djem të Muharrem Haklajt, pikërisht Halili, Fatmiri dhe Shkëlqimi, si dhe nipi i tyre Ylli Haklaj. Nga Hoxhajt, janë vrarë Shaqir Hoxha e Ramë Hoxha. Ndërsa nga fisi “Demaj”, janë vrarë Guxim Dema e Besim Dema.
Burrel, dy bandat rivale në hasmëri që në 1997
Ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 1997. Gentian Doda ka vrarë Gazmir Dedjen dhe Asllan Gjokën.
Autori Gentian Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, konflikti ndërmjet të cilëve ka vijuar për shumë vite dhe me shumë viktima. Përplasjet e ashpra ndërmjet dy grupeve rivale janë shtrirë edhe në qytete të tjera. Në vitin 2010, në Tiranë është vrarë edhe vëllai i viktimës, Halil Dedja, i cili u gjet i vdekur në hyrje të pallatit ku banonte.
Përgatiti: AlpeNews.al









