• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KALOI VETTINGUN/ KPK ankimon vendimin për Xhezair Zaganjorin. Nuk justifikon pasurinë
Home
Aktualitet
Drejtësi

KALOI VETTINGUN/ KPK ankimon vendimin për Xhezair Zaganjorin. Nuk justifikon pasurinë

12 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisiont të Pavarur të Kualifikimit, si dhe mori në konsideratë rekomandimin e paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: ëëë.ikp.al

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPRITUR/ EUROPA në këmbë, “ylli” nga ITALIA drejt largimit në JANAR
Previous article RRËFEHET GATTUSO/ Nga MODRIC te Robert De Niro: Si kundërshtarë do doja dy francezë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato Aktualitet

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato

KËRKOJNË LIRIMIN E TË SHOQËRUARVE/ Potestuesit thirrje në kor para Policisë së Tiranës: Arrestoni Ballukun! Aktualitet

KËRKOJNË LIRIMIN E TË SHOQËRUARVE/ Potestuesit thirrje në kor para Policisë së Tiranës: Arrestoni Ballukun!

"I TËRHOQËN ZVARRË"/ Protestuesit thirrje për lirimin e të shoqëruarve: Do të rrimë këtu, edhe nëse shkelin mbi trupat tanë Aktualitet

"I TËRHOQËN ZVARRË"/ Protestuesit thirrje për lirimin e të shoqëruarve: Do të rrimë këtu, edhe nëse shkelin mbi trupat tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT