• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kallëzim penal kundër zëvendëskryeministrit, qëlloi me armë
Home
Rajon

Kallëzim penal kundër zëvendëskryeministrit, qëlloi me armë

8 December, 2017 Ina.Autor Rajon

Policia e Kosovës ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal ndaj zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Diasporës, Dardan Gashi, dhe të tjerëve, për gjuajtje me armë zjarri në ambient të mbyllur.

Këtë e kanë konfirmuar për Kohën Ditore nga Stacioni policor në Malishevë.

“Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor në Malishevë, pas marrjes së informatës ka iniciuar rastin dhe në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka filluar me procedurat hetimore”, ka thënë zëdhënësja Lirije Podrimaj.

“Gjatë punës hetimore me autorizimin e prokurorit janë ndërmarrë disa veprime operativo-hetimore, ndër to janë intervistuar disa persona dhe rasti i kompletuar i është dorëzuar me kallëzim penal Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, ka shtuar ajo.

Kallëzimi penal është akti me të cilin njoftohet Prokurori për veprën penale dhe kryerësin.

Gazeta ka pyetur në Prokurorinë Themelore për veprimet që do t’i ndërmarrin dhe nëse do të ngrenë aktakuzë, por ka munguar përgjigjja e tyre. Pas lirimit të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj nga akuza për korrupsion, në odën e tij në Banjë të Malishevës ai kishte organizuar një aheng.

Në videon e publikuar nga KTV-ja shihen teksa gjuajnë me armë nga dritarja ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zëvendëskryeministri e ministër i Diasporës, Dardan Gashi, si dhe këshilltari i Limajt, Endrit Shala. Por që nuk janë të vetmit, pasi në video vërehen edhe të tjerë persona, të cilët gjuajnë me armë zjarri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BREXIT/ Anglia përshpejton largimin nga BE, arrihet "marrëveshja" me Juncker
Previous article Kryeprokurori/ Rama sqaron komentuesit për ftesat për Bashën: Ja pse i bëj, kur nuk lodhem unë…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT