• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KALLASHNIKOV GRUAS DHE VAJZËS SË MITUR/ Autori: Më vjen keq që i vrava. Ajo s’pranoi bashkim
Home
Breaking News

KALLASHNIKOV GRUAS DHE VAJZËS SË MITUR/ Autori: Më vjen keq që i vrava. Ajo s’pranoi bashkim

10 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autori i vrasjes së dyfishtë në Gjakovë ka rrëfyer sot motivet që e shtynë të kryente veprën kriminale.

Pjetër Ndrecaj është shprehur se i vjen shumë keq për ngjarjen ku gruaja e tij Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj 9-vjeçare mbetën të vrara.

Lajmi.net shkruan se deklarata e Ndrecajt është bërë në seancën gjyqësore e cila është mbajtur në repartin e psikiatrisë ku prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit. Gjykata ka marrë vendim që Ndrecaj do qëndrojë në paraburgim  për një muaj me vendim të gjykatësit, Shaqir Zika.

Mbrojtësja e të dyshuarit, avokatja Fehmije Zhubi, ka deklaruar se kërkesa për caktimin e paraburgimit është e ashpër dhe se prokurori nuk e ka arsyetuar mirë dyshimin dhe se nuk janë plotësuar kushtet ligjore sepse i mbrojturi i saj nuk ka pasur për qëllim t’i privojë nga jeta të ndjerat.

Në seancë sipas vendimit  shkruhet se kanë qenë prezent, gjyqtari Shaqir Zika, prokurori i shtetit Agron Matjani, i pandehuri Pjetër Nrecaj me mbrojtësen e tij, Fehmije Zhubi si dhe psikiatri Dr.Zef Komani.

Në fjalën e tij para gjykatës, prokurori i shtetit Agron Matjani, i cili ka lexuar kërkesën e prokurorit Ali Uka, ka ngritur pretendimin se Pjetër Nrecaj e ka kryer me dashje vrasjen e gruas dhe vajzës së tij 9 vjeçare.

Në pretendimet e tij, prokurori ka përmendur se qëllimi i të pandehurit ishte që ta bindë të ndjerën që të kthehet dhe të jetojë me të  por kur ajo ka refuzuar i pandehuri e ka kryer aktin.

“Në ditën kritike i pandehuri shkon tek shtëpia e vëllezërve të së ndjerës Valbona për ta bindur për të bashkëjetuar dhe duke qenë se e ndjera Valbona nuk ka dashur të shkon në shtëpinë e bashkëshortit të saj i pandehuri me armën AK-47 shtënë disa herë në drejtim të gruas dhe vajzës duke i privuar nga jeta,”- thuhet në kërkesën e prokurorit.

I njëjti ka sqaruar se i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes për tu dorëzuar më pas në polici. Krimi i dyfishtë në Gjakovë tronditi gjithë opinionin publik në Kosovë. Mbrëmjen e 7 gushtit Pjetër Ndrecaj vrau me armë zjarri ish-gruan e tij, Valbonën dhe të bijën e tij 9-vjeçare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IKONA E MEDIAVE ITALIANE/ Moderatorja 56 vjeçare tregon linjat fantastike (FOTO)
Previous article AURON TARE/ Mukja dhe dokumentet sekrete britanike

g.autor

Postime të ngjashme

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër Aktualitet

7 ORË LUFTË ME FLAKËT/ Zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima Aktualitet

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara Aktualitet

FLAKËT NË MALIN E KRUJËS DALIN JASHTË KONTROLLIT/ Zjarri zbret drejt zonave të banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT